Dr. Musli Vërbani
Kur ndryshojnë ligjet, ndërsa shkaku është i njëjtë
Shembull:
Në ajetin e abdesit Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Dhe lani fytyrat e juaja dhe duart e juaja deri në bërryla”.
Në ajetin e tejemumit Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Dhe jepni mes’h me të (dhe) fytyrave tuaja dhe duarve tuaja”.
Në abdes duart janë të përcaktuara deri në bërryla.
Në tejemum duart nuk janë të përcaktuara.
Ligji është i ndryshëm në të dy ajetet:
Në ajetin e parë ligji ka të bëjë me pastrimin në abdes.
Në ajetin e dytë ligji ka të bëjë me mes’hin (fërkimin) në tejemum.
Shkaku është i njëjtë, e ai shkak është papastërtia dhe pastrimi prej papastërtisë për t’u falur.
E papërcaktuara nuk bartet në të përcaktuarën, por në secilin rast veprohet ashtu siç është, përpos nëse paraqitet ndonjë argument që imponon bartjen, sepse nuk ka diçka që e konteston bashkimin e tyre. E, atëherë muxhtehidët orientohen te suneti.
Obligim është mes’hi i duarve deri në bërryla, duke u bazuar në thënien e Pejgamberit s.a.v.s. në hadithin të cilin e transmeton Ibn Umeri (hadithi merfuë): “Tejemumi është prej dy fërkimeve, fërkimi i fytyrës dhe fërkimi i duarve deri në bërryla”.