Dr. Musli Vërbani
Kur ligji është i njëjtë, por shkaqet janë të ndryshme
Kur ligji është i njëjtë, por shkaqet janë të ndryshme, e papërcaktuara nuk bartet (nuk konvertohet) në të përcaktuarën, por veprohet me të papërcaktuarën në vendin e saj dhe me të përcaktuarën në vendin e saj.
Shembull:
Kompensimi i “dhiharit” dhe
kompensimi i vrasjes së paqëllimtë.
Në një ajet Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“Të bëhet lirimi i një robi, para se të kontaktojë (seksualisht me gruan)”.
Në një ajet tjetër Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“Të bëhet lirimi i një robi besimtar”.
Ligji në të dy ajetet është i njëjtë.
Në ajetin e parë fjala është e papërcaktuar “lirimi i një robi”.
Në ajetin e dytë fjala është përcaktuese “lirimi i një robi besimtar”.
Shkaqet në të dy ajetet ndryshojnë:
– në rastin e “dhiharit” qëllimi i vazhdimit të marrëdhënieve seksuale me bashkëshorten.
– në ajetin e dytë është për rastin e vrasjes dhe atë vrasje pa qëllim.
Në këto raste, e papërcaktuara nuk bartet në të përcaktuarën, por veprohet me të papërcaktuarën në vendin e saj dhe me të përcaktuarën në vendin e saj.
Kompensimi i vrasjes së paqëllimtë bëhet me lirimin e robit besimtar,
kompensimi i dhiharit është “lirimi i robit”, pa marrë parasysh a është besimtar apo pabesimtar.
Argument
Nuk ka nevojë të bëhet bartja e të papërcaktuarës në këto raste, sepse nuk ka kundërthënie në mes tyre, sepse ndryshimi i shkaqeve e pengon që të mos ndodhë kundërshtim në mes tyre, ngaqë,
kompensimi i vrasjes së paqëllimtë duhet të jetë më i rreptë për vrasësin dhe rreptësia është që ai të obligohet të lirojë vetëm rob besimtar, pra kushtëzohet që robi të cilin e liron të jetë besimtar.
A, te kompensimi i dhiharit, gjykimi është më i lehtë dhe më konstruktiv, e kjo për të ruajtur bashkëshortësinë, kështu që burri obligohet të lirojë çfarëdo robi qoftë, posaçërisht pasi që është rregull sheriativ se:
– Ndryshimi i indikativit ndryshon varësisht prej ndryshimit të indikacioneve.
– Ndryshimi i dënimeve ndryshon varësisht prej ndryshimit të krimeve.
– Ndryshimi i veprave penale ndryshon varësisht prej peshës së veprës penale.