Dr. Musli Vërbani
Kontradikta ndërmjet përgjithësuesit dhe specifikuesit
Mund të ndodhë të bie ndesh tregueshmëria e përgjithësuesit dhe tregueshmëria e specifikuesit.
Kontradikta ndërmjet përgjithësuesit dhe specifikuesit gjykohet varësisht se në çfarë mase është specifikuesi, ashtu që prershmëria e tyre të jenë të një niveli. Pastaj veprohet me mënyrën për të mënjanuar mospajtueshmërinë.
Specifikuesi e specifikon përgjithësuesin nëse specifikuesi nuk është i mëvonshëm.
– Nëse dihet cili është i mëhershëm dhe cili është i mëvonshëm, i jepet përparësi të mëvonshmit.
– Nëse nuk dihet cili është i mëvonshëm vendimi merret në bazë të përparësisë së tyre.
Shembull:
“Nisabi” i zekatit të pemëve dhe i të korrave:
Transmetohet në hadithë se Muhamedi a.s. ka thënë :
“Atë çka e ujit qielli (shiu) dhe burimet ose puset, për atë jepet një e dhjeta (5%). E ajo çka ujitet me mjete të ujitjes, sa gjysma e një të dhjetës (5%)”.
Në hadithë tjetër Muhamedi a.s. ka thënë:
“Nuk ka sadaka çka është në më pak se pesë Esvak.” (684 kg ose 715 kg të hurmave)”
Këtu kanë rënë ndesh hadithi i parë me hadithin e dytë.
Hadithi i parë është përgjithësues.
Hadithi i dytë është specifikuesi në atë më pak se pesë Evsak.
Ebu Hanife mendon se nuk kushtëzohet nisabi me atë çka nxirret (kultivohet) prej toke.
Dy nxënësit e tij Ebu Jusufi dhe Muhamedi e kushtëzojnë që të jetë nisabi pesë Evsak (684 kg ose 715 kg).
Shkak i mospajtueshmërisë së tyre janë dy hadithet e sipërpërmendura.
Sipas Ebu Hanifes: Nuk dihet kronologjia e haditheve, për këtë arsye veprohet me prioritaren, pra me përgjithësuesin.
Përgjithësuesi ka përparësi sepse përgjithësuesi obligon zekatin edhe për pakicë, kështu që veprohet me të si rezervë dhe e ka obliguar zekatin për çdo gjë që nxirret nga toka në mënyrë absolute edhe pa e arritur nisabin.
Dy nxënësit e tij Ebu Jusufi dhe Muhamedi e kanë specifikuar hadithin e dytë me të parin, dhe për pemët dhe për të korrurat nuk e kanë obliguar nëse është më pak se pesë Evsak.
Ebu Hanife nuk i ka dhënë përparësi specifikuesit ndaj përgjithësuesit kështu që nuk e ka kushtëzuar nisabin.
Dy nxënësit e tij Ebu Jusufi dhe Muhamedi i kanë dhënë përparësi specifikuesit ndaj përgjithësuesit, kështu që e kanë kushtëzuar nisabin.