Dr. Musli Vërbani
Specifikimi i pashkëputur (ndërfjalor)
Specifikimi i pashkëputur: është ajo që nuk është pjesë e tekstit të përgjithshëm me të cilin ka ardhur teksti.
Format më të rëndësishme të kësaj kategorie janë:
– prekshmëria e logjikës,
– tradita,
– ixhmai,
– thëniet e sehabeve dhe
– teksti i Kur’anit dhe sunetit.
Prekshmëria apo dukshmëria
Kur Ligjvënësi dëshiron të tregoj me tekst të përgjithshëm, tregon në atë mënyrë që nënkupton gjërat të cilat duken e preken. Ndjenja e kupton për specifikimin e tij në disa pjesë prej pjesëve të përgjithësuesit dhe kjo quhet specifikimi i përgjithësuesit në bazë të ndjeshmërisë dhe prekshmërisë. Shembull:
Fjala e Zotit të Lartmadhëruar me çështjen e cilësisë së erës shkatërruese:
“Shkatërron çdo gjë me emrin e Zotit të Tij”.
Ne veç e dimë në praktikë se era nuk e shkatërron tokën e qiellin, por edhe shumë çështje tjera, si yjet. Kështu që shqisat e ndjeshmërisë e specifikojnë këtë përgjithësues.
Në praktikë shohim se ky ajet është specifik për ato specifika sepse nga ana tjetër është treguar dhe përcaktuar se era shkatërron posaçërisht atë për çka është dërguar për të shkatërruar. E, kjo është fjala e Zotit të Lartmadhëruar:
“Dhe te populli Ad kur dërguam kundër tyre erën shkatërruese, nuk ka lënë asgjë për çka është dërguar (të shkatërrojë), pos që e ka bërë hi e pluhur”.
Shembull tjetër:
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Dhe iu është dhënë nga çdo gjë”.
Ajeti tregon për mbretërinë e vendit të Sebeit të Belkisës.
Kjo është specifikuar me gjendjen faktike sepse dihet se: çka ka qenë nën mbretërinë e Sulejmanit, nuk ka qenë në mbretërinë e Belkisës.
Logjika
Tekstet e përgjithshme, të cilat janë sjellë për obligueshmërinë në sheriat, pa qenë i specifikuar: sepse të gjitha obligimet i specifikojnë të ngarkuarit, përpos fëmijëve dhe të çmendurve.
Shembull:
Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:
“Prej Allahut është bërë obligim për njerëzit që ta bëjnë haxhin në shtëpinë e Tij.”
Ky ligjërim me përgjithësimin e tij përfshin edhe ata që nuk kuptojnë, si f.v. fëmija dhe i çmenduri,
Nga përgjithësuesi specifikohet fëmija dhe i çmenduri sepse këta përjashtohen nga përgjithësuesi me argumentin logjik.
Kur Zoti i Lartmadhëruar thotë: “O ju njerëz, adhuroni Zotin tuaj”.
Ky ligjërim me përgjithësimin e tij përfshin edhe ata që nuk kuptojnë, si f.v. fëmija dhe i çmenduri.
Nga përgjithësuesi specifikohet fëmija dhe i çmenduri. Këta përjashtohen nga përgjithësuesi me argumentin logjik.
Tradita dhe zakoni
Atë që e tregon teksti i përgjithshëm, lejohet që të specifikohet ajo që e parasheh shprehja faktike dhe fjala e drejtë.
Shembull i shprehjes së drejtë tradicionale:
Kur të përmendet fjala “Dërhem”, në të shumtën e rasteve llogaritet valuta e vendit ku thuhet kjo fjalë.
Shembull i traditës praktike (faktike):
Nëse thuhet: “Është i ndaluar ushqimi”.
Nëse traditë e atij qyteti, ushqim kryesor ka qenë p.sh. “buka”, atëherë fjala është e përkufizuar në ndalimin vetëm të “bukës”, sepse ushqimi kryesor i atij qyteti zakonisht ka qenë buka.
Shembull tjetër: Përdorimi i fjalës kokë vetëm për kokën e dashit.
Kush përbetohet se nuk do të hajë kokë në qytetin ku zakonisht përdoret posaçërisht për ngrënien e bagëtive, ai nuk e ka thyer betimin nëse ha kokën e ndonjë kafshe tjetër e jo të dashit.
Specifikimi i përgjithësuesit me Ixhmaë
Lejohet specifikimi me ixhmaë.
Lejohet specifikimi me ixhmaë sepse ixhmai e vërteton tekstin e prerë të sheriatit.
Dhe kur të bashkohen i preri i qartë dhe i paqarti, atëherë i jepet përparësi të prerës.
“E vërteta është se, specifikimi bëhet me argumentin e ixhmait e jo me vetë ixhmain”.
Shembull: Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:
“O ju të cilët keni besuar, kur të thirret (ezani) për namaz në ditën e xhumasë, shpejtoni në përkujtim (falje të namazit) ndaj Allahut”.
Ixhmai është pajtuar se xhumaja nuk është obligim për robin, e as për femrën.
Pra, me Ixhmaë është bërë specifikimi i ajetit kur’anor kështu që robi dhe femra nuk e kanë për obligim namazin e xhumasë.
Specifikimi i përgjithësuesit me thënien e sehabes
Lejohet specifikimi me thënien e sehabes.
Argument
Thënia e sehabes është argument specifikues sepse sehabiju e ka dëgjuar prej Pejgamberit s.a.v.s., dhe vepron ashtu, kështu që lejohet ta specifikojë përgjithësuesin.
Argument
Argument për këtë është se Ibn Umeri ka thënë:
“Ne e kemi bërë fekondimin e pemëve në mënyrë artificiale dyzetë vjet dhe nuk kemi parë asgjë të keqe, përderisa erdhi Rafië Hudejxh dhe na lajmëroi se Pejgamberi s.a.v.s. na e ka ndaluar një veprim të tillë. Kështu që u larguam vetëm pse na tha Rafiju.”
Specifikimit i mëvonshëm me hadithë
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Ju është ndaluar juve cofëtina”.
Fjala cofëtinë është fjalë përgjithësuese dhe kjo fjalë në ajet është e përgjithshme dhe përfshin çdo cofëtinë.
Pjesa e ajetit “cofëtinë” është specifikuar me lejimin e “cofëtinës së detit” me thënien e Pejgamberit s.a.v.s. kur për çështje të detit ka thënë:
“Është i pastër uji i tij (i detit), lejohet cofëtina prej tij”.