Dr. Musli Vërbani
Fjala specifike (El-Has)
Definicioni i fjalës “specifikuese”:
Fjalë specifikuese është fjala e përdorur për të treguar vetëm një kuptim në mënyrë të veçantë.
Fjala specifike
– ose mund të përdoret për një person të caktuar, si f.v. emrat e përveçëm,
Shembull: “Halid”, “Muhamed” etj,
– ose përdoret për të treguar vetëm një lloj.
Shembull: “Njeriu”, “Kali” etj,
– ose përdoret për një shumë të caktuar dhe të përkufizuar si f.v. “numërori”.
Shembull: dy, tre, dhjetë, njëzetë, tridhjetë, njëqind, populli,
– ose përdoret për një kuptim të vetëm.
Shembull: “dituria”, “injoranca”.
Fjala e cila përdoret për llojin është konsideruar prej familjes së fjalës specifike nga shkaku se shikohet nga kuptimi i drejtë i asaj për të cilën është vendosur, e ajo është një dhe nuk është e shumënumërt (shumëllojtësh).
Nuk e pengon këtë fjalë në kuptim të drejtë që në të të jenë personat apo llojet e përfshira brenda kuptimit të saj.
Nëse fjala tregon shumësin por jo në formën e fjalës së drejtë, por tregon nga ana e ndodhjes në vetë çështjen, si për shembull fjala qiej, fjalë që është prej familjes gjenerale.
Shembull: Thënia e Zotit të Lartmadhëruar: “Dhe faleni namazin”.
Fjala “faleni” është në formën urdhërore.
Urdhërori është fjalë specifike.
Kjo tregon, në mënyrë të prerë, obligueshmërinë e namazit.
Shembull: Thënia e Zotit të Lartmadhëruar: “jepni zekatin”
Fjala “jepni” është në formën urdhërore.
Urdhërori është fjalë specifike.
Kjo tregon në mënyrë të prerë obligueshmërinë e zekatit.