Dr. Musli Vërbani
Jeta e njeriut dhe gjërat të cilat e rrethojnë atë
Njeriu jeton në tokë. Elementet themelore të jetës së njeriut në tokë janë ajri, uji dhe ushqimi.
- Sa më e madhe të jetë nevoja e diçkaje për të jetuar aq më lehtë është të gjendet në natyrë.
- Sa më e vogël të jetë nevoja e diçkaje për të jetuar aq më e vështirë është të gjendet në natyrë.
- Njeriu nuk mund të jetoj pa ajër, prandaj ajri është i lirë e i shumtë na natyrë, pasi që mundësia për të jetuar pa ajër është më e vogla, për këtë arsye ajri nuk mund të deponohet sikurse p.sh., ari ose produktet tjera të konsumit të përgjithshëm.
- Njeriu mund të jetoj pa ujë për një kohë të shkurtër por jo për një kohë të gjatë, për këtë arsye uji është një pjesë e konsiderueshme e sipërfaqes së Tokës dhe është i lirë në natyrë dhe nuk ka nevojë të përpunohet sikurse produktet tjera ushqimore.
- Sa i përket produkteve tjera ushqimore, njeriu mund të jetoj pa to për një kohë më të gjatë se ajri dhe uji, për këtë arsye duhet mund dhe angazhim më i madh për t’i siguruar ato.
Natyra që na rrethon është e shumëllojshme dhe përbëhet prej:
- elementeve të ngurta,
- bimëve, dhe
- shtazëve.
- Elementet e ngurta janë në shërbim të bimëve,
- bimët janë në shërbim të kafshëve,
- elementet e ngurta, llojet bimore dhe shtazore të cilat janë të përhapura në të gjithë botën janë në shërbim të njeriut.
Njeriu, i cili i shfrytëzon të gjitha të gjitha këto, pra elementet e ngurta, botën bimore dhe shtazore, duhet të jetë mirënjohës dhe adhurues ndaj Krijuesit i cili i ka nënshtruar të gjitha këto për njeriun.