Suret mekase

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga: "Besimi në librat e Zotit"

Suret mekase

 

Dijetarët u kanë kushtuar rëndësi të posaçme dallimit ndërmjet sureve Mekase dhe Medinase, për këtë arsye edhe i kanë treguar veçantitë e secilit grup.

 

Veçantitë e sureve Mekase janë:

 

  1. Çdo sure e cila ka sexhde është sure Mekase.
  2. Çdo sure e cila e ka fjalën “KEL-LA” (Kurrsesi jo) është sure Mekase.

 

–     Fjala “KEL-LA” (Kurrsesi jo) është përsëritur 33 herë.

 

  1. Çdo sure e cila ka ajetet “JA EJ-JUHEN-NAS” (O ju njerëz) është sure mekase.

 

–     Përjashtim bën vetëm sureja “Haxh”.

  1. Çdo sure e cila rrëfen për pejgamberët është sure Mekase.

 

–     Përjashtim bën vetëm sureja “Bekare”.

  1. Çdo sure e cila rrëfen për Ademin a.s. dhe Iblisin është sure

 

Mekase.

 

–     Përjashtim bën vetëm sureja Bekare.

Çdo sure e cila fillon me shkronja të cilat janë simbole të sures (p.sh. ELIF LAM MIM) është sure Mekase.

 

 

 

 

Suret e Mekës kryesisht janë të shkurtra për këtë arsye edhe në Meke kanë arritur të zbriten 82 sure.

 

Për 12 sure dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme, sepse Muhemedit a.s. i kanë zbritur sure edhe në udhëtim siç është rasti i suretul ENFAL, suretu FET-H, suretul-HAXH.

 

 

Lini një koment