Suret medinase 

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga: "Besimi në librat e Zotit"

Suret medinase

 

Edhe suret Medinase i kanë veçantitë, e ato janë:

 

  1. Çdo sure e cila tregon farzet është Medinase.
  2. Çdo sure e cila tregon për munafikët është Medinase.
  3. Çdo sure e cila polemizon dhe diskuton me pasuesit e librit (EHLIL-KITABËT) është Medinase.

 

Pra nga këto veçanti kuptojmë se në suret Medinase rrahen tematikat të cilat vijojnë:

 

–     Farzet e Allahut në Ibadete.

–     Farzet e Allahut në veprimet e jetës së përditshme, si:

–     Rregullat e familjes

–     Trashëgimia

–     Lidhjet farefisnore

–     Të drejtat shoqërore

–     Vlerat e xhihadit etj.

–     Komunikimi dhe dialogu me krishterët, katolikët, jehuditë dhe thirrja në Islam për t’u treguar atyre deformimet të cilat i kanë bërë në librat e tyre.

–     Zbulimi i dyfytyrëshave-munafikëve të cilët e kanë pranuar islamin jo me sinqeritet, por e kanë pranua islamin sipërfaqësisht, vetëm e vetëm për të njollosur dhe shpifur për të. Ndërsa Kur’ani tregon rrezikun e tyre dhe format dhe mënyrat si të dallohen dhe si të ruhemi prej tyre.

–     Suret e Medinës janë kryesisht të gjata she janë 20 sure.

 

12 sure kanë zbritur edhe në Meke edhe në Medine.

Lini një koment