Suret dhe ajetet e para
Është e vërtetë se ajetet e para të cilat kanë zbritur janë pesë ajetet e para të suretul Alek:
IKRE BISMI RABIKEL LEDHI HALEK.
HALEKAL INSANE MIN ALEK.
IKREË VE RABUKEL EKREM.
EL-LEDHI AL-LEME BIL KALEM.
AL-LEMEL INSANE MA LEM JEALEM.
(EL-ALEK, 1-5)
Pastaj prej ajeteve të para janë edhe pesë ajetet e para të suretul Mudethir:
JA EJJUHEL MUDETHIR.
KUM FE ENDHIR.
VE RABEKE FE KEBBIR.
VE THIJABEKE FE TAH-HIR.
VE RRUXHZE FEHXHUR.
(EL-MUDETHIR, 1-5)
Po ashtu edhe suretul FATIHA është sureja e parë e Kur’anit e cila ka zbritur si sure e plotë, menjëherë e pa ndërprerje, dhe është e vendosur në fillim të Mus’hafit.
Bismilahirrahmani rrahim është në fillim të çdo sure (përpos në suretu Tevbe). Kur i ka zbritur Muhamedit a.s. ky ajet dhe është urdhëruar ta vendosë në fillim të sures, atëherë Muhamedi a.s. e ka kuptuar se ajo sure është plotësuar dhe ka përfunduar.