Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”
A u jepet zekati familjarëve në nevojë?
Përgjigje: Zekati, për familjarët për të cilët e ke obligim me u përkujdesur, nuk konsiderohet zekat, po ashtu nuk konsiderohet zekat për të ngritur standardin e të afërmit. Po ashtu është e ndaluar me e rezervuar dhe me e bllokuar zekatin për një kohë të caktuar, ashtu siç veprojnë disa.