Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Besimi në librat e Zotit"
Suhufet
Përpos katër librave: Tevrati, Zeburi, Inxhili dhe Kur’ani, Zoti i Lartmadhëruar ka zbritur edhe libra të tjerë të cilët quhen “SUHUFE”.
SUHUFE quhen fletushkat apo broshurat.
Kur’ani i përmend “SUHUFET” – broshurat e Ibrahimit a.s. dhe këshillat të cilat kanë qenë në ato Suhufe apo broshura.
Në Kur’an Zoti i Lartmadhëruar tregon kështu:
“Ka shpëtuar ai që është pastruar.
Që e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet. Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote.
E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme.
Vërtet, kjo (këshillë) gjendej edhe në broshurat e para:
Në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait”.(EL-EALA, 14-19)