Muhamed Eminë Xhundi "101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë" Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Ebu Talha dhe gruaja e tij
Transmeton Enesi r.a. se: Ebu Talha r.a. e kishte një fëmijë shumë të sëmurë. Ai del nga shtëpia për punë dhe djali i tij vdes. Kur u kthye në shtëpi, i thotë gruas së tij Umi Selijm: “Si është puna me fëmijën. Ka pushuar dhe është qetësuar (duke pasur për qëllim se ka vdekur)”, ndërsa Ebu Tahla ka menduar se është shëruar. Pas jacisë i afrohet gruas dhe kryen me te marrëdhënie aq mirë sa kurrë më parë. Kur e sheh se ai e ka përfunduar, pas një kohe të shkurtër i thotë: “O Ebu Tahla, çka mendon, nëse marrin borxh në një shtëpi, e pas një kohe familja e asaj shtëpie e kërkon borxhin, a është e drejtë t’ia ndalosh?” Thotë: “Jo.” Ajo i thotë: “Konsideroje fëmijën tënd (fëmija yt ka vdekur e kërko shpërblim prej Zotit).” Thotë Enesi: “Ai hidhërohet me gruan e tij dhe i thotë: “Më ke lënë që të bëhem i papastër (xhunub) prej marrëdhënieve, e tani po më tregon për fëmijën?!” Pastaj del prej shtëpie, shkon te i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe i tregon çka i ka ndodhur. Muhamedi s.a.v.s. i thotë se gruaja jote ka vepruar me të drejtë dhe është lutur: “Zoti e bekoftë natën e
juaj!”. Në një transmetim tjetër ekziston: “Zoti ju bekoftë!”. Atyre (Ebu Tulhas dhe Umi Selijmet) u lind një fëmijë, të cilin Muhamedi a.s. e emëron Abdullah. Një Ensar tregon se pastaj (nga ky fëmijë) i kanë pasur nëntë fëmijë, dhe të gjithë lexonin Kur’an (ka pasur për qëllim fëmijët e Abdullahut), dhe kjo ka qenë pranimi i duasë së të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. “O Zot bekoji ata!”
(Transmetojnë dy shejhat)