Udhëtimi (arsye për mosagjërim)

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga: "Fikhu i agjërimit"

Udhëtimi (arsye për mosagjërim)

 

Nëse besimtari para syfyrit niset në ndonjë udhëtim  i cili është larg mbi 81 km, atëherë nuk e ka obligim agjërimin atë ditë.

Njëherit nëse në atë vend ku ka udhëtuar qëndron më pak se 15  ditë, nuk e ka për obligim me agjërua atë ditë.

Për këtë argument kemi ajetin Kur’anor:

“Dhe kush është i sëmurë apo në udhëtim (dhe nuk mund të agjërojë) le të agjërojë po aq ditë më vonë”. (El Bekare: 185)

Pas udhëtimit, ditët e pa agjëruara agjërohen kaza.

Lini një koment