Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Fikhu i Zekatit"
Zekatul fitri
Zekati ndahet në dy lloje:
Zekatul fitri (zekati i trupit apo personal) dhe
Zekati i pasurisë.
Zekatul fitri (personal) është vaxhib.
Zekatul fitri është bërë vaxhib në vitin e dytë të hixhretit, atë vit kur është bërë obligim agjërimi i ramazanit.
Ndryshe Zekatul fitri është vaxhib me dhënë në ramazan para faljes së fitr bajramit.
Ky zekat jepet me qëllim që në ditën e fitër bajramit të gjithë muslimanët të kenë ushqim, të gjithë muslimanët të kenë veshmbathje, të gjithë muslimanët të kenë vendbanim dhe të gjithë muslimanët të jenë të gëzuar dhe të gjithë muslimanët t’i ndihmojnë njëri-tjetrit.
Për këtë zekatul fitrin e ka vaxhib edhe i pasuri edhe i varfëri.
Për këtë arsye Muhamedi a.s. ka thënë:
“Sa i përket të pasurit (ai e jep zekatul fitrin) Allahu e pastron dhe ia shton pasurinë, ndërsa sa i përket të varfrit Zoti ia kthen më shumë dhe ia jep më shumë se sa ka dhënë (zekatul fitr)”. (AHMEDI DHE BEJHEKIU)
Argument nga Kur’ani kemi ajetin:
“Ka shpëtuar kush e ka dhënë zekatin (zekatul fitrin) dhe e ka përkujtu emrin e Allahut dhe e ka falur namazin (e bajramit)”. (El Ea’la, 14-15)
Argument nga hadithi kemi thënien e Muhamedit a.s.:
“Për agjërimin e ramazanit është bërë obligim zekatul fitri për çdo njeri; musliman, rob apo i lirë, mashkull apo grua, i vogël apo i madh një SAË prej hurmave ose një SAË prej elbit”. (MALIKU, NESAIU, MUSLIMI)
Nga hadithi kuptojmë se zekatul fitri është një SAË. Një SAË është e barabartë me 2 kg. grurë ose 4 kg. elb.
Zekatul fitri mund të jepet edhe në të holla aq sa kushtojnë 2 kg. grurë ose 4 kg. elb.
Kush e jep zekatul fitrin para faljes së bajramit e ka kryer vaxhibin e dhënies, ndërsa kush e jep zekatul fitrin pas faljes së bajramit nuk e ka kryer vaxhibin e dhënies, por ajo i konsiderohet vetëm si sadaka e rëndomtë.
Thotë Muhamedi a.s.:
“… kush e jep atë para namazit të (bajramit) ajo i pranohet, e kush e jep pas namazit (të bajramit), ajo konsiderohet sadakë nga sadakatë e rëndomta vullnetare”. (Ebu Davudi)