Dr. Musli Vërbani
Llojet e gusulit
Janë tri lloje të gusulit:
1. Gusuli farz.
2. Gusuli sunet.
3. Gusuli mendub.
GUSULI FARZ
Gusuli bëhet farz në rastet:
1. Ejakulimi.
2. Bashkimi i dy organeve seksuale edhe pse nuk ndodhë
ejakulimi.
3. Ndërprerja e menstruacionit (Hajdit) dhe kalimi i afatit prej 40
ditësh pas lindjes (nifasës).
4. Pabesimtari kur t`a pranojë islamin.
5. Pastrimi apo gusuli i besimtarit pasvdekjes .
GUSULI SUNET
Gusuli sunet është në katër raste:
1. Gusuli i namazit të xhumasë.
– Nuk është sunet gusuli i ditës së xhumasë, por sunet është gusuli
në ditën e xhuma, për namazin e xhumasë, do të thotë, nëse personi merr
gusul para xhumasë pastaj kryen nevojë apo flenë dhe merr abdest për
me falë namazin e xhumasë nuk e ka arritur vlerën e sunetit.
2. Gusuli i namazit të bajrameve.
– nuk është sunet gusuli në ditën e bajrameve, por gusuli për faljen
e namazit të bajramit.
3. Gusuli i Ihramit.
– gusuli i ihramit pa marrë parasysh për umre apo për haxh është
sunet.
4. Gusuli për të qëndruar në Arafatë.
KUR ËSHTË GUSULI MENDUB?
Gusuli mendub është në këto raste:
1. Gusuli i personit të cilit i ka ra të fikët apo i ka humbur vetëdija
pastaj normalizohet edhe nëse nuk ka shenja të spermës në trupin e tij.
2. Gusuli pas dhënies së gjakut.
3. Gusuli i Natës së Beratit, Natës së Kadrit dhe natës së
qëndrimit në Arafat.
4. Gusuli i personit i cili e pastron kufomën.
5. Gusuli për me hy në Meke.
6. Gusuli për me qëndrua në Muzdelife dhe në Mine.
7. Gusuli i namazit të zënies së diellit, të hënës dhe i namazit të
shiut.
8. Gusuli me hy në Medine.
9. Gusuli për personin i cili dëshiron tëpendohet.
10. Gusuli pas një udhëtimi.
11. Gusuli pas trishtimit, frikës prej errësirës së madhe apo
furtunës së madhe.
12. Gusuli i Mustehades do të thotë pasi të ndërpritet vonimi i
menstruacionit.