Komentimi i ëndrrave të pastrimit

Komentimi i ëndrrave të pastrimit

 

ËNDËRRIMI I SUNETLLIKUT

 

Ka thënë profesori Ebu Sa’d Zoti e mëshiroftë: Pastërtia e parë e cila është pastërti e natyrshmërisë është sunetia.

Kush sheh ëndërr sikur është bë sunet, ai ka bërë vepra të mira. Allahu do t’ia fshij atij gabimet dhe do të jetë i përpiktë në urdhrat e Allahut, dhe thuhet se do t’i fshihen gabimet apo nuk do të bëj gabime.

Kush e sheh se është bë sunet por ka pasur gjakderdhje shumë, do të i fshihen gabimet dhe do të veproj me sunetet e pejgamberit s.a.v.s.

 

ËNDËRRIMI I MISVAKUT (BRUSHËS SË DHËMBËVE)

 

Përdorimi i brushës së dhëmbëve është natyrshmëri, kjo ëndërr është ëndërr e atyre që veprojnë me sunet.

Kush sheh duke i pastrua dhëmbët me misvak ai do të iu bëjë mirë farefisit të tij dhe do të ndërlidh marrëdhëniet farefisnore.

Kush e sheh se i lan dhëmbët me brushë të përlyer dhe të ndotur ai do të jap (shpërndaj) pasuri haram sadaka.

Nëse e sheh se merr abdest për namaz ai do të ketë siguri dhe qetësi prej Allahut.

 

ËNDËRRIMI DUKE U PASTRU PREJ PAPASTËRTISË

 

Kush e sheh veten të papastër (xhunub) ai do të udhëtoj për me e krye ndonjë nevojë të jetës.

Kush e sheh se është pastrua prej papastërtisë ai e ka krye një nevojë të jetës së tij, pastërtia i fshin gabimet dhe i heq brengat dhe mërzitë.

Kush e sheh se pastrohet dhe vesh rroba të reja:

  • nëse është i varfër, do të pasurohet;
  • nëse është i burgosur, do të lirohet;
  • nëse është i sëmurë, do të shërohet;
  • nëse është tregtar, do të fitoj nga tregtia;
  • nëse është në artizanat, malli i tij do të jetë i kërkuar dhe çështja e tij do të konsiderohet me vlerë në shoqëri;
  • nëse ende nuk ka pasur mundësi me krye haxhin, ai do të shkoj në haxh;
  • nëse ka pasur brenga, Zoti do t’ia lehtësoj brengat;
  • nëse ka pasur borxhe, do ta laj borxhin, sepse Ejubi a.s. kur është pastrua dhe ka veshur rroba të reja Allahu i ka dhurua fëmijë dhe pasardhës, pasuri, dhe ia ka largua sëmundjen dhe mërzitë nga trupi i tij.

 

Marrur nga: “Interpretimi i ëndrrave reflektive”

Autor: Ibni Sijrijni

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s