Ushqimi (mishi) prej importit

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

USHQIMI (MISHI) PREJ IMPORTIT

 

Gazeta “IËTISAM” e ka rrahur problematikën, e cila ka rëndësi të posaçme, e ajo problematikë është mishi prej importit dhe konservat e importuara, të cilat mishra janë të ngrirë, ndërsa në tiketë është e shkruar “Është e prerë sipas sheriatit Islamik”, tiketë e cila të bënë me dije dhe të heq dyshimin se është haram, mirëpo, përkundrazi në të ka mish derri dhe mishra tjerë të ndaluar sipas sheriatit Islam. Pra gazeta “IËTISAM” ka nxjerr në pah ajo çka është parësore në fe dhe ajo çka feja e pastër nuk lejohet të njolloset.

Këtë çështje ia kam parashtruar Imamit të nderuar Muhamed Muteveli Shaëravijut, i cili sqaron:

Në konserva ka edhe çështje tjera, të cilat shpijnë në dyshim, sepse në disa konserva është e shkruar “Është e prerë sipas sheriatit Islam”, mirëpo pas hapjes së atyre konservave kanë parë konservë të “SIRDINIT”, i cili nuk është mish fare, por vetëm bimë. Një gjë e tillë të vë në pozitë që ta humbësh besimin në konserva në tërësi, prandaj vijmë në konkludim se kjo është tregti e cila synim ka vetë arritjen deri te profiti, në çfarëdo lloj mënyre dhe në çfarëdo forme qoftë. Në etiketa i shkruajnë ato gjëra për të na joshur neve, ndërsa në brendësi është e kundërta. Prandaj, rregull është: Ai i cili të gënjen në atë që ti e di, të mos i besosh asaj që ai e thotë, e ti nuk e di.

Zoti e shpërbleftë Dijetarin tonë të njohur, ia shtoftë diturinë, të mirat dhe fisnikërinë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s