Abduhu Abas el-Velidi
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Shkëputur nga: “Kryesore në terminologjinë e hadithit”.
Hadithi hasen (i mirë)
Përkufizo hadithin hasen li dhatihi (i mirë në vetvete) الحسن لذاته në etimologji dhe terminologji.
Përgjigjja:
HASEN LI DHATIHI në etimologji do të thotë cilësi e të mirës, të bukurës.
Hasen li dhatihi në terminologji është çdo hadith i cili hallkat e zinxhirit të transmetuesve i ka të ngjitura me transmetues të drejtë, pa të meta, pa mangësi apo sëmundje. Mirëpo në tekst vërehet papërpikmëri e vogël prej fillimit deri në mbarim.
***
Trego një shembull të hadithit HASEN LI DHATIHI (i mirë vetvetiu).
Përgjigjja:
Hadithi të cilin e transmeton Tirmidhiu: Na ka tregu Kutejbe se i ka tregu Xhaëfer bin Sulejban ed Dabiiju e ai nga Ebi Umrani el Xhuni e ai nga Ebi Bekri bin Ebi Musa el Eshariju, i cili ka thënë: E kam dëgjuar Ebi Bahdereti el Advi, duke thënë: Ka thënë i dërguari i Allahut s.a.v.s.: “Vërtet dyert e xhenetit janë nën hijen e shpatave…” Për këtë hadith ka thënë Tirmidhiu: “Është hadith Hasen Garibë”.
Ky hadith është hasen, sepse që të katër transmetuesit e zinxhirit janë të besueshëm e të drejtë, përpos që nuk dihet me siguri gjendja e Xhaëfer bin Suljman ed Dabiijut. Për këtë arsye e ka zbritur hadithin prej gradës SAHIHË në hadith HASEN.
***
Përkufizo hadithin HASEN LI GAJRIHI (i mirë nga tjetri) الحسن لغيره.
Përgjigjja:
HASEN LI GAJRIHI është hadithi i dobët, mirëpo i njëjti hadith ka rrugë të shumta, dhe dobësia e hadithit nuk është te transmetuesi i njohur si rrenacak apo si fasik.
***
Shëno një shembull të hadithit HASEN LI GAJRIHI.
Përgjigjja:
Hadithin të cilin e ka transmetuar Tirmidhiu, mirëpo është ngritur në HASEN nga rruga tjetër e transmetimit nëpërmjet Shuëbetes e ai nga Asim bin Abdullahu e ai nga Abdullah bin Amir bin Rebiate e ai nga baba i tij “se një femër prej familjes Beni Fezaretes është martuar, ndërsa shuma e Mehrit ka qenë dy papuçe. I dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka pyetur: A je e kënaqur për mehër dy papuçe? Është përgjigjur me PO. Dhe Muhamedi a.s. e ka lejuar të martohet”. Transmetuesi Asim është i dobët pse nuk mban mend mirë, mirëpo këtë hadith Tirmidhiu e ka ngritur në shkallën “HASEN” nëpërmjet një zinxhiri (rrugë) tjetër.
***
Cila është shkalla e hadithit HASEN LI GAJRIHI?
Përgjigjja:
HASEN LI GAJRIHI është hadith i një shkalle më të ulët se HASEN LI DHATIHI.
***
Çfarë vendimi duhet të merret, nëse hadithi HASEN LIDHATIHI vjen në kundërshtim me hadithin HASEN LI GAJRIHI?
Përgjigjja:
Nëse hadithi HASEN LIDHATIHI, bie në kundërshtim me hadithin HASEN LI GAJRIHI, veprohet me hadithin HASEN LI DHATIHI.