A lejohet që mishin e Kurbanit ta ndaj për veten time dhe për familjen?

Përgjigjja:

Vetëm prerja e Kurbanit është vaxhib, ndërsa shpërndarja e mishit të Kurbanit nuk është vaxhib.

Më së miri është që i gjithë kurbani të shpërndahet, por

Lejohet që edhe i tërë mishi të mbahet për vete dhe familjen.

Te rasti i sadekatul fitrit:

Edhe i varfëri e jep sadekatul fitrin.

Edhe i pasuri e jep sadekatul fitrin.

Te rasti i Kurbanit:

I pasuri merr pjesë nga Kurbani i tij.

I varfëri (por edhe i pasuri) mund të ndalë tërë mishin e Kurbanit për veten e tij, sepse prerja është vaxhib (Obligim), ndërsa shpërndarja nuk është vaxhib, por është e parapëlqyer. Me një fjalë, nuk duhet të krijohet përshtypja se është vaxhib (obligative) shpërndarja e mishit të Kurbanit.

Është e parapëlqyer që mishi i Kurbanit të ndahet në tri pjesë:

  • Një pjesë t’u ndahet të varfërve,
  • Një pjesë t’u ndahet të afërmve dhe fqinjëve,
  • Një pjesë të ndahet për familjen e tij.

Lëkura e kurbanit nuk lejohet të shitet, por jepet sadaka. Po ashtu, therësi nuk lejohet të paguhet me lëkurën si dëmshpërblim të therjes, apo me mish të kurbanit.

–

“Më është parashtruar pyetja, po e jap përgjigjen”

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment