Dr. Vehbetu Zuhejli
“Tefsiri i Kur’anit fisnik (niveli mesatar)”
Vëllim i 2
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Kur’ani fisnik ka sqaruar disa parime dhe disa kushte, të cilave duhet përmbajtur në ligjet e trashëgimisë dhe përgjatë realizimit të të drejtave të cilat lidhen me pronën e të vdekurit dhe shpërndarjen e pjesëve meritore në mes trashëgimtarëve.
Islami, sistemin trashëgimor e ka bërë prej rregullave të përgjithshme të cilat nuk lejohet të kundërshtohen ose që të shpërfillen sepse janë ligje të hartuara prej Allahut të Madhërishëm, ndërsa Allahu i Madhërishëm është më i Mëshirshmi i të gjithë mëshiruesve për robërit e Tij dhe më i Urti i të gjithë të urtëve dhe më i drejti i të gjithë ligjvënësve.
Këto parime dhe rregulla janë si në vijim:
Kushtëzimi me ligjin e Zotit dhe anashkalimi i asaj çka ekzistonte në kohën e injorancës, në pengimin e të drejtës së gjinisë femërore dhe fëmijës. Kjo nga shkaku se njerëzit nuk e dinë esencën e dallimit të së mirës nga e keqja në terma afatgjate. Andaj duhet përcaktuar në atë që ka urdhëruar Allahu. Ai e di më së mirë çka është e dobishme për robërit e Tij dhe e di çka është më e dobishme për njerëzit, për këtë arsye Allahu ka caktuar ligjet e trashëgimisë si ligje të obligueshme dhe ato obligime patjetër duhet kryer, ato janë farz (obligim) prej Allahut. Ai ka njohuri për situatën e njerëzve, i Urtë në atë çka ligjëson për ta. I vendos çështjet në vendin e duhur dhe të përshtatshëm. Allahu i Madhërishëm thotë:
Ajeti 11:
(kjo e drejtë në trashëgim bëhet) pasi të kryhet (vasijeti) që ka lënë dhe pasi të lahet borxhi; ju nuk dini se kush është më afër dobisë suaj. (Ky përcaktim është) Urdhër nga Allahu. Vërtet Allahu është më i Dijshmi, më i Urti. (11)
Kushti i dytë dhe parimi tjetër i rregullave të trashëgimisë është: Mosdëmtimi me institucionin e testamentit.
Testamentlënësi nuk guxon të testamentojë më shumë se një të tretën e pasurisë së tij. “Një e treta edhe pse edhe një e treta është e shumtë” siç është saktësuar në hadithë. “Trashëgimtari nuk ka të drejtë testamenti”, kjo në bazë të thënies së pejgamberit a.s. në hadithin mutevatir: “Allahu gjithsecilit i ka dhënë të drejtën e merituar. Nuk ka të drejtë testamenti trashëgimtari”. Nuk lejohet testamenti për çështje të ndaluara dhe nuk lejohet që njeriu të dëmtojë trashëgimtarët ashtu që të deklarohet për ndonjë borxh të cilin nuk e ka kryer borxhmarrësi ose të deklaron për ndonjë borxh të cilin nuk e mbulon e gjithë pasuria.
Nuk lejohet testamenti në më shumë se një të tretën, për t’i ikur trashëgimtarit nevojtar. Nuk lejohet që të ndalohet trashëgimtari nga e drejta e tij trashëgimore. Kështu pra, mënyrat e dëmtimit janë të shumta. Në transmetimin e Ebu Davudit i transmetuar nga Ebu Hurejre r.a. pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush dëmton me testament, Allahu do ta gjuajë në bregore të xhehenemit”.
Po ashtu, Ibn Xheriri dhe Ibn Ebi Hatem në tefsirin e tij transmetojnë hadithin nga Ibn Abasi: “Dëmtimi në testament është prej mëkateve të mëdha”
Të gjitha format e dëmtimit nëpërmjet testamentit dhe borxhit përmblidhen në thënien e Allahut të Madhërishëm:”Pas testamentit të porositur ose borxhit, e duke mos dëmtuar (trashëguesit). Ky përcaktim është porositur prej Allahut. Allahu është i Gjithëdijshmi, jo i ngutshëm.” (En-Nisa: 12)
Kushti i tretë i përgjithshëm në sistemin e trashëgimisë ligjore: Zbatimi i ligjeve të Allahut ashtu siç i ka vendosur, sepse zbatimi i ligjit parandalon mëkatin dhe është devotshmëri ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij, e cila meriton shpërblimin me xhenet, ndërsa kundërshtimi ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij, tejkalimi i kufijve të Tij dhe haramet shpijnë në xhehenem, ku njeriu ballafaqohet me dënim të dhimbshëm dhe poshtërues. Allahu i Madhërishëm thotë:
Ajetet 13 dhe 14:
Këto janë (dispozita) të caktuara prej Allahut (urdhrave) dhe të dërguarit të Tij, atë e dërgon në Xhenete nën të cilin burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky është shpëtim i madh. (13) Kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetshëm. E për të është një dënim i rëndë. (14)
Ajetet sinjalizojnë për ligjet e lartpërmendura, ligje të cilat ndërlidhen me përkujdesjen ndaj të dobëtëve, gjinisë femërore dhe jetimëve dhe ligjet për drejtësi dhe barazi ndaj bashkëshorteve dhe administrimi i pasurisë së mendjelehtëve (pa kapacitet mendor) shpenzues pa kontroll dhe jetimëve para moshës së pjekurisë, ligjet e trashëgimisë, të gjitha këto ligje janë kufij të Allahut dhe janë ndalesa të cilat njeriu nuk guxon t’i shkelë dhe t’i tejkalon. Kush e dëgjon Allahun dhe të dërguarin e Tij në atë çka ka ligjësuar dhe ka sqaruar, do të hyjë në xhenetet, në të cilat qarkullojnë lumenj të ëmbël, ku ka fusha dhe liqene, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, ku nuk do të ndërpritet qëndrimi asnjëherë, nuk do të ketë transferim dhe as vdekje tjetër. Ky është shpërblimi për bamirësit. Ky është sukses i madh. Ky është premtim prej Allahut. Allahu nuk e thyen premtimin.
Këtu kemi kërcënim në rast mosrespektimi të këtyre ligjeve për shkak të injorimit (mospranimit) të arabëve të injorancës dhe mospranimit të ndarjes së trashëgimisë. Pejgamberi a.s. ka biseduar me Ujijnete bin Husnin dhe me të tjerët dhe përmban kërcënim për ata të cilët i tejkalojnë kufijtë e Allahut, pra ligjet e trashëgimisë dhe ligjeve tjera dhe në rast se i nëpërkëmbin ndalesat e Allahut dhe e kundërshtojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, atëherë do të vendosen në zjarr të xhehenemit, ku lëndë djegëse do të jenë edhe njerëzit dhe gurët, ku do të jenë përgjithmonë në të sa të dëshirojë Allahu. Aty do të dënohen poshtërisht dhe dhimbshëm, pra dënim trupor dhe shpirtëror.
Këto kritere të parimeve të trashëgimisë llogariten bazë e sheriatit për t’i mënjanuar ngatërresat dhe mospajtimet. Allahu i Madhërishëm thotë:
Ajetet 13 dhe 14:
Këto janë (dispozita) të caktuara prej Allahut (urdhrave) dhe të dërguarit të Tij, atë e dërgon në Xhenete nën të cilin burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky është shpëtim i madh. (13) Kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetshëm. E për të është një dënim i rëndë. (14)
Që na njofton me gjendjen e ligjeve të mëparshme të trashëgimisë, ligjet e Allahut dhe hartimin e programit ligjor dhe na sinjalizon që të mos i tejkalojmë dhe të mos i anashkalojmë. Kush e dëgjon Allahun, duke i zbatuar ato që Allahu i ka ligjësuar në fe dhe atë çka Allahu i ka zbritur të dërguarit fisnik të Tij dhe e dëgjon të dërguarin duke zbatuar ato çka i kanë ardhur prej Zotit të Tij, prej ligjeve, do të vendoset në xhenete ku do të rrjedhin lumenj dhe nën ata lumenj pallate. Ky është shpëtim dhe sukses i cili nuk mund të krahasohet me këtë botë.
Kush i kundërshton urdhrat e Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe i tejkalon, i kundërshton dhe nuk i zbaton ligjet e sheriatit, do të vendoset në zjarr, ku do të qëndrojë aty përgjithmonë. Aty do të ketë dënim paralel me nënshtrimin dhe poshtërimin.
Pastaj, Allahu i Madhërishëm tregon për dënimin e prostitucionit i cili ndodhte në fillim të islamit ku thotë:
Ajetet 15 dhe 16:
Ato nga gratë tuaja që bëjnë imoralitet (zina), kërkoni që kundër tyre të dëshmojnë katër vetë prej jush (burra); nëse vërtetohet me dëshmitarë (imoraliteti), mbyllni ato në shtëpia derisa t’i marrë vdekja ose derisa Allahu të përcaktojë ndonjë rrugë për to. (15) Ata të dy prej jush që bëjnë atë (imoralitet-zina), ndëshkoni; e në qoftë se ata pendohen dhe përmirësohen, atëherë hiqni dorë prej tyre, pse Allahu pranon fort pendimin dhe mëshiron shumë. (16)
Nënkupton, gratë të cilat ishin prostituta dhe për prostitucionin e tyre dëshmojnë katër burra dhe nëse dëshmojnë, izoloni në shtëpi deri në vdekje ose deri në momentin të cilin Allahu e parasheh zgjidhje nga mëkati i tyre.
Ndërsa për burrat të cilët bëjnë prostitucion, poshtëroni me fjalë, nënçmoni dhe ndëshkoni për veprimet e tyre nëse nuk pendohen. Nëse pendohen dhe përmirësohen dhe i ndryshojnë sjelljet, mos i dënoni, sepse pendimtari nga mëkati llogaritet i pamëkat. Allahu është konsistent në pranimin e pendimit të robërve të Tij dhe është i mëshirshëm ndaj robërve të Tij.
Kjo dispozitë është shfuqizuar me ndëshkimin i cili zbret më vonë në suretu Nurë:
“(dispozitë obliguese është që) Laviren dhe lavirin t’i rrihni, secilit prej tyre me nga njëqind të rëna” (En-Nurë: 2)
Kjo sa i përket të virgjërve dhe virgjëreshave dhe me hadithin e dënimit me vdekje (me gurëzim) për të martuarat, me hadithet fjalore dhe veprore.