SURETU GASHIJE (2)

Dr. Musli Vërbani

Hutbe të xhumasë II

Me komentim të sureve të xhuzit Amme Nga sureja En-Nebeë deri te sureja El-Lelj

Në pjesën e dytë të suretu Gashije Zoti i Madhërishëm përshkruan dukuritë e plotfuqisë së Tij ku thotë:

“A nuk i shikojnë devetë se si janë krijuar?” (El-Gashije, 17)

 Atëherë kur Allahu i ka përshkuar të mirat e xhenetit, të devijuarit janë çuditur me atë përshkrim. Për këtë arsye, Allahu ka zbritur ajetet:

“A nuk i shikojnë devetë se si janë krijuar?” (El-Gashije, 17)

Kjo tufë e argumenteve për ekzistimin e Zotit, ashtu që:

– Njerëzit të meditojnë në Njëshmërinë e Tij,

– Të impresionohet me krijimtarinë e tyre dhe

– Të besojnë në fuqinë absolute të Tij,

– Le të udhëzohen në besimin e botës tjetër:

Kjo tufë e argumenteve për ekzistimin e Zotit, ashtu që:

– Njerëzit t’i analizojnë dhe të impresionohen me krijimtarinë e tyre,

– Njerëzit le të udhëzohen në besimin e botës tjetër.

Është parashtruar pyetja:

Si ka mundësi që idhujtarët ta mohojnë ringjalljen përderisa ata e shohin devenë e cila është prej kafshëve shtëpiake më të mëdha në hapësirën ku jetojnë!?

Si ka mundësi që idhujtarët ta konsiderojnë si çështje absurde ringjalljen, përderisa ata e shohin devenë e cila është dhe prej krijesave më të mëdha në hapësirën ku jetojnë!?

Si nuk e shohin se si Allahu e ka krijuar në mënyrë të mrekullueshme, me trup të madh, me fuqi të madhe, me cilësi fantastike!?

Deveja është krijesë impresionuese, me konstrukt të rrallë.

Paralelisht kësaj ajo bëhet e butë dhe bartë barrë të rëndë.

Devenë e menaxhon fëmija i vogël.

Devesë i konsumohet ushqimi pasi të prehet.

Shfrytëzohen eshtrat e saj.

Shfrytëzohet qumështi i saj, lëkura e saj, e kështu me radhë.

Pastaj, ajo i përballon kushteve të rënda atmosferike, i duron etjes dhe urisë.

– Zoti i Madhërishëm ka kërkuar prej tyre të meditojnë në kafshët me forma të mëdha dhe të ndryshme siç janë devetë, me trup të madh, e deri te kafshët me trup të vogël.

– Zoti i Madhërishëm kërkon prej ateistëve, laicistëve, që të meditojnë në kafshët me forma të mëdha dhe të ndryshme siç janë devetë, me trup të madh e deri te kafshët me trup të vogël.

Besimtarë të nderuar!

Është parashtruar pyetja:

“Edhe qiellin se si është ngritur lart!” (El-Gashije: 18)

Ky është një argument tjetër:

Si ka mundësi që idhujtarët ta mohojnë ringjalljen përderisa ata e shohin qiellin e lartë.

– A nuk e shohin qiellin se si është i ngritur lartë, mbi tokën dhe pa shtylla!?

Allahu i Madhërishëm, ka paraqitur argumente të shumta kundër atyre të cilët nuk e besonin mundësinë e ringjalljes së trupave pas vdekjes ashtu që u ka përkufizuar në shumë vende shembuj të krijesave:

– Kërkon prej tyre që t’i kushtojnë vëmendje dhe të bëjnë analiza në çështjet konkrete të cilat i rrethojnë ato, duke filluar me madhësinë dhe lartësinë e qiellit dhe çka ka në të prej yjeve madhështorë.

Besimtarë të nderuar!

Është parashtruar pyetja:

“Edhe kodrat se si janë venduar!” (El-Gashije: 19)

– A nuk po i shohin kodrat e mëdha dhe të larta të vendosura në tokë. Ato janë të rrënjosura, që të mos zgjatet toka me banorët e saj gjatë rrotullimit të saj?

– Kërkon prej tyre të meditojnë në kodrat të cilat janë të rrënjosura dhe të ngritura lartë për të stabilizuar tokën dhe banorët e gjallesat të cilat jetojnë në ta.

Besimtarë të nderuar!

Është parashtruar pyetja:

“Edhe tokën se si është shtruar!” (El-Gashije: 20)

– Kërkon prej tyre të meditojnë tokën e cila është e përshtatshme për të qëndruar mbi të.

Kërkon prej tyre të meditojnë tokën në të cilën jetohet me lehtësi.

Ai i Cili ka mundësi t’i krijon këto elemente, po ai ka mundësi që njerëzit t’i (ri)krijon edhe njëherë për të dhënë llogari.

Ai i Cili ka mundësi t’i krijon këto elemente tjera, po ai ka mundësi që njerëzit t’i ringjallë për t’i shpaguar.

– A nuk po e shohin tokën se si e keni rrafshuar, si e kemi shtruar dhe si e kemi përgatitur për të jetuar në të, ashtu që njerëzit të jetojnë të sigurt në të, dhe t’i shfrytëzojnë të mirat e saj dhe xehet e saj?

Po ashtu bënë që të zhvillohen bimët, drithërat dhe pemët e llojllojshme, në të sigurohet jeta dhe ekzistenca.

Sipërfaqja e rrafshët e tokës është për t’u shikuar, për t’u analizuar nga afër dhe për t’u jetësuar në të gjitha hapësirat e saj. Kjo nuk nënkupton se ajo nuk është e rrumbullakët (geoide). Kjo nga shkaku se, siç e ka treguar Raziu, nëse është ekstrem e madhe, atëherë pjesët e saj duken të rrafshëta.

Janë përmendur këto krijesa dhe jo të tjerat, sepse ato janë elementet më të afërta të njeriut për t’i medituar dhe për t’i analizuar.

Besimtarë të nderuar!

Zoti i Madhërishëm thotë:

“E ti pra, këshillo, se je vetëm përkujtues,” (El-Gashije: 21)

Allahu i Madhërishëm e ka urdhëruar pejgamberin e Tij për të këshilluar me këta argumente dhe me fakte konkrete, ku i thotë: “Këshillo”, pra, o pejgamber,

këshilloji njerëzit me atë për çka je dërguar,

udhëzoji dhe paralajmëroji,

inspiroji për t’i analizuar këto dukuri të cilat paraqesin fuqinë e Zotit për çdo gjë, po ashtu paraqesin fuqinë e Allahut për ringjalljen e njerëzve dhe kthimin e tyre te Zoti.

Njëkohësisht edhe ty të thotë:

O besimtar, këshillo për t’i analizuar këto dukuri të cilat paraqesin fuqinë e Zotit për çdo gjë, po ashtu paraqesin fuqinë e Allahut për ringjalljen e njerëzve dhe kthimin e tyre te Zoti.

Pastaj Zoti i Madhërishëm thotë:

“Ti ndaj tyre nuk je mbizotërues!” (El-Gashije: 22)

 O Muhamed, ti e ke për detyrë vetëm të këshillosh, sepse ti je i dërguar për këtë qëllim.

O Muhamed, Nuk ke pushtet dhe nuk ke sundim mbi ta ashtu që t’i detyrosh të besojnë në Allahun Zotin Një të pa ortak.

O besimtar, ti nuk ke pushtet dhe nuk ke sundim mbi ta për t’i detyruar për të besuar.

– Nëse besojnë, e kanë gjetur rrugën e drejtë.

– Nëse kundërshtojnë, ata kanë mohuar, kanë devijuar dhe kanë humbur.

Përfundim

Mirëpo, ai i cili kundërshton këshillën dhe nuk i pranon këshillat, mohon me gjuhën dhe me zemër, Allahu, në botën tjetër do ta dënon me dënimin e xhehenemit të përgjithmonshëm.

“Përveç atij që zmbrapset e nuk beson,

All-llahu atë me vuajtje e dënon.” (El-Gashije: 23, 24)

Ai i cili refuzon udhëzimin, mohon me gjuhën dhe me zemër, Allahu, në botën tjetër do ta dënon me dënimin e xhehenemit të përgjithmonshëm. Kjo nga shkaku se nëse nuk ke pushtet ndaj tyre, atëherë Allahu i ka nën kontroll, ata nuk mund të dalin nga sundimi dhe nga fuqia e Allahut.

Allahu i Madhërishëm ka konfirmuar edhe njëherë çështjen e ringjalljes, llogaridhënies dhe dënimit, pavarësisht asaj se idhujtarët e besojnë apo nuk e besojnë.

Vendimi i Zotit është i prerë në këtë drejtim, e ajo është: Kthimi dhe përfundimi është te Zoti, pastaj Ne do t’i gjykojmë për veprat e tyre pasi të ktheheni te Zoti.

Me fjalë tjera pas ringjalljes.

– Nëse kanë vepruar mirë, shpërblehen.

– Nëse kanë bë keq, dënohen.

Kundërshtuesit nuk mund të ikin.

Përgënjeshtruesit nuk mund t’i shpëtojnë dënimit.

Fjala “Dënim i madh”: është dënimi i botës tjetër, kjo nga shkaku se ata janë dënuar në këtë botë me uri, vrasje, e kështu me radhë.

Përfundim

“Vetëm te Ne kthimin e kanë.

Dhe vetëm detyrë Jona është llogaira e tyre.” (El-Gashije: 25, 26)

Rikonfirmimi i ndodhisë së ringjalljes është argument se askush nuk mund t’i ikë zbatimit të ligjit të drejtësisë.

Rikonfirmimi i ditës së gjykimit është argument se askush nuk mund t’i shpëton veprës.

Nuk është drejtësi dhe as barazi dhe as e logjikshme që të barazohet i miri me të keqin, i drejti me kriminelin, besimtari me pabesimtarin.

– Kush beson dhe dëgjon, meriton të vlerësohet, të çmohet dhe të shpërblehet.

– Kush e mohon dhe bën mëkate, ai do të dënohet me dënim meritorë, sepse vet e ka përzgjedhur atë dënim me veprat e tij në dunja.

Duke e falënderuar Zotin po e përfundojmë komentimin e sures Gashije.

Lini një koment