Dr. Musli Vërbani
Hutbe të xhumasë II
Me komentim të sureve të xhuzit Amme Nga sureja En-Nebeë deri te sureja El-Lelj
–

–
Në fillim të suretul Gashije përshkruhet kataklizma dhe
Në fillim të suretul Gashije përshkruhet situata e njerëzve në atë ditë.
Suretu Gashije sqaron rëndësinë e ditës së gjykimit ku njerëzit do të ndahen në dy grupe:
– Në fatkeq dhe
– Në fatmirë.
Suretu Gashije tregon llojet e dënimit të banorëve të xhehenemit.
Suretu Gashije tregon se si do të poshtërohen banorët e xhehenemit.
Suretu Gashije tregon se si do të veprohet me banorët e xhehenemit.
Suretu Gashije tregon se si do të pinë ujë banorët e xhehenemit.
Suretu Gashije tregon se si do të ushqehen banorët e xhehenemit.
Esenca e zjarrit të xhehenemit nuk krahasohet me zjarrin e kësaj bote.
Ushqimet e xhehenemit nuk krahasohen me ushqimet e kësaj bote.
Pijet e xhehenemit nuk krahasohen me pijet e kësaj bote.
Zoti i Madhërishëm thotë:
“A të erdhi ty lajmi për belanë që kaplon (kijameti)?” (El-Gashije: 1)
Dita e kataklizmës quhet: Kaplimi, pra, tmerri i tërësishëm.
Dita e kataklizmës quhet: Ngërthimi.
Ajo ditë i tmerron shpirtrat, i dridh zemrat dhe i humbë vetëdijet.
Kataklizma është quajtur “Kaplimi, ngërthimi” sepse i kaplon dhe i ngërthen (i përfshinë) të gjitha krijesat me tmerr, trishtim dhe e ndryshon tërësisht strukturën e botës.
Atëherë njerëzit ndahen në dy grupe:
– Një grup në xhenet.
– Një grup në xhehenem.
Në atë ditë, situata e njerëzve do të bazohet në formimin e dy grupeve:
– Të padëgjueshmit në xhehenem.
– Të dëgjueshmit fatlum në xhenet.
Fillimi me “A të ka ardhur lajmi” tregon atë çka e dridh shpirtin te i referuari atëherë kur ta pranon lajmin.
O pejgamber, a të ka ardhur lajmi për ndodhinë e kataklizmës dhe a e ke mësuar, kuptuar, atë lajm.
Besimtarë të nderuar!
“Atë ditë sheh fytyra të përulura,
Të lodhura e të rraskapitura (nga mundimi).
Ato hyjnë në zjarrin të ndezur fort,
U jepet të pinë prej një kroi të valë.” (El-Gashije: 2-5)
Njeriu, pavarësisht sprovave, asnjëherë në veten e tij nuk mund përjetojë diçka më të vështirë se sa në ditën e kataklizmës.
Njeriu, pavarësisht krizave, asnjëherë në veten e tij nuk mund përjetojë diçka më të vështirë se sa në ditën e kataklizmës.
Njeriu, pavarësisht katastrofave, asnjëherë në veten e tij nuk mund përjetojë diçka më të vështirë se sa në ditën e kataklizmës.
Atëherë njerëzit ndahen në dy grupe:
– Një grup në xhenet.
– Një grup në xhehenem.
Dallimi në mes tyre është i madh.
Informacionet Kur’anore për kataklizmën dhe agoninë e saj janë paralajmërim, që të tregohen të vëmendshëm para se të befasohen nga tmerri i asaj dite.
Në ditën e gjykimit do të ketë njerëz në paraqitje të tyre me fytyra të frikësuara, të ngrysura, të përulura të cilat janë ndryshuar për shkak të dënimit.
Fytyrat e pabesimtarëve janë dërmuar duke punuar për këtë botë dhe janë të lodhura, por puna e tyre nuk ka dhënë rezultat përpos vuajtje e dëshpërim.
Fytyrat e pabesimtarëve janë dërmuar duke punuar për këtë botë dhe janë të lodhura, por puna e tyre nuk ka dhënë rezultat përpos lodhje e mundim.
E përfundimi i tyre është xhehenemi.
Ata nuk kanë qenë të udhëzuar.
Ata në dunja kanë punuar shumë.
Ata e kanë lodhur veten e tyre me adhurime të devijuara, por nuk ka shpërblime për ta, nga shkaku se ata kanë qenë të devijuar dhe të humbur.
Besimi në Allahun dhe në të dërguarin e Tij është kusht në pranimin e veprave.
Dënimi i atyre në ditën e gjykimit do të jetë ashtu siç thotë Allahu i Madhërishëm: “Do të hedhet mbi ta zjarr djegës dhe përvëlues”. (Gashije: 4).
Pra, në ato fytyra do të hedhet zjarr me nxehtësi të madhe, ai zjarr përvëlon, dënon për shkak të dështimit të veprave.
Kur të eten, shërbehen me ujë të përvëluar, pra përvëlon.
Fjala “Anijetun” ka kuptimin e nxehtësisë ekstreme, ai ujë nuk e shuan etjen.
Fjala “Anijetun” nxehtësia maksimale.
Fjala “Hamije” ka kuptimin: Flakëron, përvëlon.
Besimtarë të nderuar!
“Ata nuk kanë ushqim tjetër pos një barishte me ferra helmuese.” (El-Gashije: 6)
Nuk ka ushqim tjetër me të cilin shërbehen përpos llojit të ushqimit “Darijë”:
Ai ushqim i banorëve të xhehenemit është ushqim i thatë, i ithët dhe i dëmshëm.
“Darijë” është ajo çka mbetet prej zjarrit (hiri i zjarrit).
Pastaj Zoti i Madhërishëm tregon se:
“Që as nuk jep fuqi, as nuk largon uri.” (El-Gashije: 7)
Ky ushqim me të cilin ushqehen, nuk e realizon qëllimin e caktuar.
Ky ushqim nuk e largon të keqen.
Ky ushqim nuk i bënë dobi konsumuesit dhe nuk e shuan urinë.
Ekziston edhe ushqim tjetër për banorët e zjarrit:
– Ushqimi “Gislinë” dhe
– Ushqimi “Zekumë”.
Allahu i Madhërishëm thotë:
“As ushqim tjetër përveç të shpëlarave.” (El-Hakatu: 36)
Allahu i Madhërishëm thotë:
“Është e vërtetë se pema e Zekumit. Do të jetë ushqim i mëkatarëve”. (Ed-Duhanë: 43-44)
Besimtarë të nderuar!
Allahu i Madhërishëm, pasi i ka përmendur fytyrat e banorëve të xhehenemit, ka vazhduar dhe i përmend fytyrat e banorëve të xhenetit.
Kjo për të bë dallimin në mes fytyrave.
Allahu i Madhërishëm thotë:
“Atë ditë sheh fytyra të ndritshme,
Të kënaqura për veprimet e veta,
Në Xhenet të shkallës së lartë” (El-Gashije: 8-10)
Zoti i madhërishëm thotë:
“Fytyrat e besimtarëve do të shkëlqejnë, do të rrezatojnë.” (Taha, 76)
“Në xhenet vendet janë me shtretër komod.” (Dharijat, 20)
Në ditën e gjykimit do të ketë fytyra shkëlqyese, rrezatuese.
Në ditën e gjykimit do të ketë fytyra të bukura dhe të ndriçuara.
Vërehet gëzimi dhe mirësia në to.
Vërehet lumturia në to, siç thotë Allahu i Madhërishëm:
“Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë e përjetimeve”. (El-Mutaffifinë: 24)
Ato janë fytyrat e të lumturve, atëherë kur ta kuptojnë shpëtimin e tyre.
Ato janë fytyrat e të lumturve, atëherë kur ta kuptojnë suksesin e tyre.
Ato janë fytyrat e të lumturve, atëherë kur ta kuptojnë pranimin e veprave të tyre.
Ai rezultat është për veprimet të cilat i kanë vepruar në dunja, dhe për devotshmërinë e tyre është arritur kënaqësia. Pra veprat e tyre i kanë kënaqë. Kjo nga shkaku se u është dhënë shpërblimi me të cilin janë kënaqur.
Pastaj, Allahu i Madhërishëm përshkruan evenimentin e shpërblimeve, e ai është xheneti, i cili përbëhet nga shumë cilësi, e ato janë:
– Ata të cilët i kanë fytyrat shkëlqyese,
– ata janë besimtarët e lumtur në xhenet,
– ata janë në vende dhe pozita të larta,
– ata janë në nivele të larta,
– ata janë të qetë në dhomat e tyre.
Lartësia e xhenetit:
– Edhe për nga aspekti konkret në vende të larta.
– Edhe për nga aspekti abstrakt, në pozita të larta.
Kjo nga shkaku se në xhenet ka nivele dhe pozita lartë e më lartë, ashtu sikurse në xhehenem ka pozita poshtë e më poshtë.
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Aty nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme.” (El- Gashije, 11)
Në xhenet, nuk dëgjohen fjalë banale.
Në xhenet, nuk dëgjohen fjalë të kota.
Kjo nga shkaku se ata nuk flasin ndryshe pos me urtësi.
Pastaj e Lavdërojnë Allahun për të mirat me të cilat i ka furnizuar Allahu, me të mirat e përgjithmonshme.
Ata me meritë lavdërojnë dhe falënderojnë në mënyrë të papërshkrueshme me fjalë.
Besimtarë të nderuar!
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Aty ka kroje që rrjedhin” (El- Gashije: 12)
– Në xhenet burojnë burime uji, prej të cilit rrjedhin lloje të ndryshme dhe të këndshme të pijeve.
– Në xhenet ekzistojnë burime uji, prej të cilit rrjedhin pije të pastra.
Qëllimi është: “emër i llojit”, pra burime të cilat burojnë dhe rrjedhin.
“Aty kanë shtretër të lartë” (El- Gashije: 13)
– Në xhenet ka shtretër të lartë të shtruar të cilat janë të buta dhe të lëmuara, ato janë shumëkatëshe, të ngritura në lartësi, atëherë kur besimtari do të ulet në të do të kënaqet dhe i sheh bahçet e xhenetit dhe të mirat e saj, siç figuron në ajetin tjetër:
“Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta)”. (El-Vakia: 34)
Besimtarë të nderuar!
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Aty kanë gota pa dorëza” (El- Gashije: 14)
– Në xhenet do të ketë “ibrikë”, pra gota për pije, dhe gota të mbushura me alkool jo dehës.
Fjala “Ekvabë”: janë gotat dhe enët si f.v.: ibrikët pa doreza, në formë të kupës.
Fjala “Mevduatu”: janë të gatshme për t’u përdorur dhe për të konsumuar çfarëdo pije.
Të gjitha këto janë të përgatitura dhe qëndrojnë pranë tyre, i konsumojnë kur të dëshirojnë.
Besimtarë të nderuar!
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Edhe jastëkë të renduar për mbështetje,
Edhe qilima të shtruar.” (El-Gashije: 15, 16)
Aty do të kenë jastëkë të butë dhe komplete për t’u ulur ose për t’u mbështetur në to.
Do të ketë shtroja të rrafshëta për kuvendim.
Pastaj qilima të butë dhe të lëmuar, të përgatitura për kuvendime, për të qëndruar në to dhe për t’u kënaq syri me ato orendi.
Aty do të ketë orendi dhe dizajnime me bukuri madhështore.
Fjala “Nemariku”: jastëk dhe mbështetëse. Ato janë të buta dhe të përshtatshme për t’u mbështetur.
Fjala: “Mebthuthe”qilima të llojllojshme dhe të shumta.
Duke e falënderuar Zotin po e përfundojmë komentimin e pjesës së parë të sures Gashije.