“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Allahu i Madhërishëm ka thënë:
“Në të vërtetë, Ne kemi fuqi të tregojmë ty atë që u kemi premtuar atyre.” (Muëminunë: 95).
Pra, Ne kemi mundësi që të të njoftojmë ty se çfarë dënimi i kaplon, mirëpo ky nuk është dënim eliminimi. Kjo nga shkaku se Allahu e ka nderuar umetin tënd, qoftë edhe pabesimtar ndonjëri prej tyre, ashtu që e ka kursyer nga dënimi, sepse do të zhdukeshin ashtu që nuk do të mbetej asnjëri prej tyre dhe pas tyre nuk do të kishte besimtar në Zotin. Shembull: Po t’i kaplonte dënimi i asimilimit në betejën e Bedrit, a do të kishim besimtarë, apo pasardhës besimtarë prej tyre pas Bedrit!? Kështu pra. Dënimi i asimilimit ndodh atëherë kur Allahu e di se nuk ka dobi prej tyre dhe as prej pasardhësve prej tyre. Ashtu siç ka ndodhur me Nuhun. A nuk e shihni se Nuhu a.s. për ta ka thënë: “Sepse, nëse Ti i lë ata, robërit Tu do t’i humbin dhe prej tyre nuk lind tjetër, vetëm të prishur e jobesimtarë.” (Nuhë: 27).
Nuhu. Nuk ka mundur ta thotë këtë, ose të gjykoj në këtë mënyrë për popullin e tij përpos se me shpalljen prej Zotit. Kjo ngase ai nuk mund të gjykoj për këtë ligj natyror të cilin e di vetëm Ai i Cili i ka vendosur ato ligje natyrore, e Ai është Allahu Famëlartë. Ne kemi dëgjuar se arrogantët e pabesimit dhe prijësit e devijimit pastaj kanë besuar dhe i kanë sjellë Islamit mirësi.
Shiko Ikremen, Halidin dhe Amër bin Asin.
Sa e sa besimtarë kanë ndjerë dhimbje se pse nuk kanë pasur mundësi t’i vrasin. Mirëpo Allahu Famëlartë ka pasur plane tjera. Kjo sikurse i ka siguruar për t’i shërbyer Islamit dhe për të mbrojtur thirrjen në Islam.
Ikreme bin Ebi Xhehli e ka treguar heroizmin e rrallë në betejën e Jermukut deri sa është plagosur me plagë për vdekje. Është mbështetur në Omerin, dhe duke dhënë shpirt në rrugë të Allahut thotë: A është kjo vdekja me të cilin Allahu dhe i dërguari i Tij kënaqet me mua. Kjo ka qenë dita e Handames për të cilën ditë poeti ka thurë vargje:
Ti, po ta dëshmoje (shihje) ditën e Handames.
Kur ikte Safvani e ikte Ikreme.
Dhe janë ndesh shpatat me të fortë.
Dilnin xixat nga çdo përleshje.
Nuk dëgjohej asgjë pos
Nuk thuhet asnjë fjalë e vogël e vajtimit.
Sa i përket Amër bin Asit dhe Halid bin Velidit, çështja e tyre është ashtu siç e dimë të gjithë.
Thënia e Zotit të Madhërishëm:
“Ti të keqen kthe me të mirën. Ne e dimë më së miri atë që shpifin ata.” (Muëminunë: 96).
“Idfea” tregon për diçka çka shtyhet, që do të thotë se: Para vetes e ke armikun i cili të sulmon. Dëshiron që të të lëndojë, ndërsa ti duhet ta largosh nga vetja. Mirëpo largimi duhet të bëhet me më të mirën. Pra nëpërmjet rrugës, apo mënyrës e cila është më e mira. Nëse vepron me ashpërsi, ti pranoje me butësi. Kjo është rruga e cila i mbledhë njerëzit rreth ftesës tënde dhe i bashkon rreth vetes, siç thotë Zoti i Madhërishëm: “Po të ishe i ashpër dhe zemërgurë, nuk do të mblidheshin rreth teje”.
Nëse dëshiron që të jenë të butë me ty, largoji me atë çka është më e mira. Kështu ka ndodhur me pejgamberin a.s. në ditën e çlirimit. Ditën kur Zoti i tij ka mundur t’i ndëshkojë, por pejgamberi a.s. ka qëndruar para tyre dhe thotë: O ju kurejshit, çka mendoni, si do të veprojë me juve.
Ata i thonë: Si të duash vëllai ynë fisnik dhe i biri i vëllait tonë fisnik.
Atëherë u thotë: Shkoni, jeni të lirë!.
E vërejnë se ata janë shprehur në mënyrën që e zbut zemrën e tij, dhe që tërheqë butësi. Për këtë arsye kanë shprehur lidhjen e afërsisë dhe të farefisnisë. Kanë përdorë shprehjen e cila i zbutë zemrat. Kanë përdorur shprehje e cila ka qenë në dobi të tyre: Vëlla fisnik dhe djalë i vëllait fisnik, e nuk kanë përdorur shprehje tjera si f.v.: Ti je udhëheqësi triumfues, mund të veprosh me ne si të duash.
Faktikisht, nga pasardhësit e tyre ka triumfuar Islami, dhe kanë qenë mbështetësit e thirrjes së pejgamberit a.s.