Kur jepet zekatul fitri?

Kur jepet zekatul fitri?

Zekatul fitri jepet pas Ramazanit dhe para Bajramit, me fjalë tjera, prej kohës së agimit të Bajramit të Fitrit, e deri në fillimin e faljes së namazit të Bajramit të Fitrit.

Pse atëherë zakonisht jepet në ditët e fundit të Ramazanit?

Zekatul fitri është e drejtë e robërve të Allahut, për këtë arsye është bërë lehtësim ashtu që dhënia e zekatul fitrit sa më shpejt të arrijë në destinacionin e duhur, në dorën e të merituarit.

Dr. Musli Vërbani – “Më është parashtruar pyetja dhe po e paraqes përgjigjen”

Lini një koment