Asija

Asija

Asija ishte një besimtare e devotshme.

Ishte e bukur, e ëmbël dhe e dhimbsur.

Burri i saj ishte Firauni.

Firauni ishte pabesimtar.

Firauni ishte mizor dhe i pamëshirshëm.

Faraoni e kuptoi se Asija i kishte besuar Musait.

Ajo nuk e fshehu këtë të vërtetë dhe tha me zë:

– Po, edhe unë i besova Zotit të Musait!.

Asijën nuk e mashtroi pasuria e pafund e Firaunit që të bëhej pabesimtare.

Pushteti i Firaunit nuk e mashtroi të mos jetë e devotshme ndaj Krijuesit.

Dhuratat e shtrenjta nuk e gëzuan më shumë se besimi në Zot.

Bukuritë e kësaj bote nuk e mashtruan që ta harrojnë botën tjetër.

Jeta në pallate luksoze nuk e mashtroi që të mos kërkoj shtëpi në xhenet.

Gjatë torturave e bëri një lutje:

“O Zoti im! Ndërtoma një shtëpi tek Ti, në Xhenet;

më shpëto nga Faraoni dhe veprat e tij dhe më shpëto nga populli keqbërës!”

Asija e ngriti kokën lart dhe pa nga qielli, asaj iu hoqën perdet e syve.

Iu tregua pallati me perla të bardha që ishte ndërtuar për të në xhenet.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment