Xhunejd Bagdadi dhe dashuria e tij për Allahun

Xhunejd Bagdadi dhe dashuria e tij për Allahun

Ishte koha e haxhit.

Disa njerëz të mirë ishin mbledhur në Mekë dhe po kuvendonin.

Më i riu nga ta ishte Xhunejd Bagdadi.

Temë e bisedës ishte “Dashuria ndaj Allahut të Madhërishëm”.

Bisedonin se kush ishte ai që vërtet e do Allahun e Madhërishëm.

Shumë nga ta i paraqitën opinionet e veta.

Xhunejdi rrinte pa bërë zë, vetëm kujtohej, pa thënë gjë.

Shokët i thanë që të thoshte diçka.

Shokët i thanë të hapte zemrën edhe ai dhe të shprehte mendimin e vet.

Me kokën ulur dhe me lot ndër sy ai tha:

– Ai që e do Allahun e Madhërishëm është ai që e harron vetveten;

Ai gjithmonë është i zënë me të përkujtuarit e Allahut xh.sh. dhe duke i pasur parasysh e çuar në vend të gjithë urdhrat e Tij;

Ai e sheh Allahun e Lartmadhërishëm me sytë e tij të zemrës, e cila përvëlohet nga nxehtësia e frikës ndaj Tij;

Përkujtimi i Allahut xh.sh. e pushton.

Ai i flet fjalët e Allahut të Madhërishëm sikurse Ai të fliste përmes gojës së tij;

Nëse ai lëviz, këtë e bën sipas urdhrit të Allahut xh.sh.

Ai përfiton paqe në mendjen e tij vetëm përmes nënshtrimit ndaj Tij

dhe kur ky nivel arrihet, ai ha, pi, fle, zgjohet.

Të gjitha veprimet e tija janë për kënaqësinë e Allahut të Lartmadhërishëm.

Ai as që i merr parasysh gjërat e kësaj bote.

Ai nuk i kushton ndonjë rëndësi kritikave jo miqësore të njerëzve.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment