Umer ibnu AbdulAzizi

Umer ibnu AbdulAzizi

Ishte ditë e Bajramit.

Vajza e vogël e Umer ibn Abdul-Azizit hyri tek babai i saj duke qarë.

Umeri e pyeti:

– Për çka po qanë?

Vajza iu përgjigj:

– Të gjithë fëmijët kanë veshur rroba të reja, ndërsa unë edhe pse jam e bija e udhëheqësit të muslimanëve kam veshur rroba të vjetra?

Umeri i prekur nga këto fjalë të vajzës, vajti tek financieri i shtetit dhe i kërkoi që t’ia lejonte të merrte rrogën e muajit të ardhshëm.

Financieri i thotë:

– A mund të më sigurosh ti se do të jetosh dhe do të punosh muajin e ardhshëm, në mënyrë që ta marrësh rrogën e atij muaji që po e kërkon ta harxhosh tani?!

Umeri u kthye në shtëpi.

Vajza e pyeti: – Çfarë bëre baba?

Umeri iu përgjigj:

– A keni mundësi të duroni, në mënyrë që të hyjmë të gjithë së bashku në Xhenet, apo nëse ju nuk duroni unë do të hyjë në zjarr?

Vajza iu përgjigj: – Do të durojmë baba.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment