–
Shabiju shkon që ta viziton një mik.
Miku i tij ishte gjykatës.
Gjykatësi e merr në gjykatore.
Gjykatësi ishte i mençur.
Në gjykatore u paraqit një grua.
Ajo grua ishte grindur me një njeri.
Pak pas grindjes, lotët filluan t’i rrjedhin nga sytë.
Sha’biu i thotë gjykatësit: – A nuk e sheh duke qarë?
Vendimi duhet të jepet në favor të saj.
Asaj i është bërë padrejtësi.
Gjykatësi u përgjigj: – O Sha’bi.
Edhe vëllezërit e Jusufit a.s. vajtën në shtëpi duke qarë, ndërsa në të vërtetë ishin gënjeshtarë.
Mos beso gjithçka që sheh.
Edhe kripa ka formën e sheqerit, por është e njelmët.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”