Tregtari dhe Malik ibn Dinar

Tregtari dhe Malik ibn Dinar

Malik ibn Dinar, shkoi në treg,

u takua rastësisht në treg me një tregtar.

Tregtarin e kishin grabitur.

Dijetari e pyeti se kush e kishte grabitur.

Tregtari i tregoi.

Mori rrugën Malik ibn Dinar dhe shkoi tek anija ku gjendeshin kusarët.

Me ta parë, ata i uruan mirëseardhjen dhe i thanë:

– Përse është munduar hoxha deri në anët tona?

Po të na kishe njoftuar, do kishim ardhur ne.

Maliku u thotë: – Kam ardhur për këtë të ngratin, të cilin e keni grabitur.

Kusarët ia kthyen mallin tregtarit.

Maliku u nis të shkojë dhe pa i falënderuar.

Kusarët i thanë: – Hoxhë efendi! Bëje një lutje për ne të gjorët.

Maliku u thotë: – Habi me ju.

1000 vetë ju mallkojnë si pasojë e padrejtësive tuaja dhe shpresoni në lutjen e një personi të vetëm?!

Prisni që të bëj lutje për ju ndërkohë që 1000 të tjerë ju mallkojnë?!

Ktheni mallrat e grabitur.

Ushqehuni me hallall.

Pastaj shpresoni tek lutjet!

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment