Uvejs Kareniju

Uvejs Kareniju

Muhamedi a.s. ka thënë për një njeri të devotshëm:

– Ai është nga qyteti Karen, nga fisi Murad. Babai i ka vdekur, jeton vetëm me nënën dhe sillet shumë mirë me të. Ka qenë i sëmurë nga lepra, por e ka lutur Allahun për shërim dhe e ka shëruar.

Nën kraharor i kanë mbetur shenjat sikur të ishin monedha dërhemi. Ai është i pari më i miri i tabiinëve.

Pastaj i ka thënë Umer bin Hatabit r.a: – Nëse të vjen rasti dhe ke mundësi ta shohësh, lute që ai të lutet për faljen e mëkateve tua.

Kur Umeri r.a. është emëruar Emir i besimtarëve, haxhilerët nga Jemeni, në sezonin e haxhit, i pyeste: – A ka në mesin e tyre ndonjë me emrin Uvejs Karenij?

I përgjigjeshin: – Jo. Ai u thoshte: – Po pse nuk e merrni me vete?

Ata i përgjigjeshin se nuk dinin për vendbanimin e tij. E ne kemi pak ushqim dhe vetëm një palë rroba.

Umeri u thoshte atyre: – Mjerë për ju, po për ta ka folur i Dërguari i Allahut i a.s., dhe ka thënë: – Nëse ju jepet rasti të takoheni me të, luteni që të bëjë dua për ju (se lutja e tij pranohet).

Umeri për çdo vit e priste Uvejsin.

Dhe ndodh që një vit ai vjen me haxhilerët e Jemenit.

Umeri e takon dhe dëshiroi për ta vërtetuar atë dhe e pyet:

– Si quheni? Uvejs – tha ai.

Nga cili vend i Jemenit jeni? Nga Karni.

Nga cili fis jeni? Nga fisi murad.

Si e ke babanë? Babai më ka vdekur,dhe jetoj vetëm me nënën.

Si i ka marrëdhëniet me ty? Mundohem të sillem shumë mirë me të?

A ke qenë i sëmurë? Po, Kam qenë i sëmurë prej leprës, po e kam lutur Allahun të më shërojë dhe më ka shëruar.

A mos të ka mbetur ndonjë gjurmë e asaj sëmundje?

Po, nën kraharorin tim kam një shenjë sa monedha e dërhemit, pastaj ia zbuloi nënkraharorin.

Umeri pasi ia sheh atë vend, ia puth. Dhe i thotë: – Ti je ai, për cilin ka thënë Pejgamberi a.s. të lutesh për mua. Po, unë të lutem për ty o Emir i besimtarëve?! Umeri i thotë: Po.

Umeri vazhdimisht kërkonte prej tij, deri sa u lut për të.

Pastaj Umeri e pyet, se ku do të shkojë dhe çka do të punojë pas sezonit të haxhit.

Unë do të shkoj te fisi Murad i Jemenit. Umeri i thotë: Unë do t’i shkruaj mëkëmbësit të Irakut për ty?

Uvejsi i thotë: Të përbetohem o Emir i besimtarëve, mos vepro ashtu. Më lërë të eci në mesin e njerëzve i panjohur dhe pa ngarkesë prej tyre.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s