Hasani dhe Husejni

Hasani dhe Husejni

Muhamedi a.s. i kishte dy nipa.

Dy nipat e të dërguarit të Zotit janë:

– Hasani;

– Husejni.

Ata të dy janë fisnikët e të rinjve në xhenet.

Një ditë Hasani dhe Husejni panë një burrë të moshuar duke marrë abdes.

I moshuari nuk dinte të merrte abdes.

Shkojnë tek i moshuari dhe i thanë: – Ne po hahemi se kush merr abdes më mirë. A pranon të jesh gjykatës mes nesh?

I moshuari pranoi.

Të dy filluan të marrin abdes njëlloj.

Të dy duke e argumentuar atë me thënie nga i dërguari i Zotit a.s.

Kur e pa këtë, i moshuari u tha:

– Në fakt ju merrni abdes të dy shumë mirë,

jam unë ai që nuk paskam ditur të marr abdes.

Në këtë mënyrë, ata e mësuan të moshuarin të marrë abdes siç duhej.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment