Bariu dhe Ibn Umeri

Bariu dhe Ibn Umeri

Një ditë prej ditëve Abdullah bin Umeri me shokët e tij dalin për t’u shëtitur në periferi të Medinës.

Atë ditë bënte vapë e madhe.

Ata ndalen nën një hije që të pushojnë dhe të hanë ushqim.

Deri sa ishin ulur, aty pari kalon një bari dhe i përshëndet me selam.

Ibn Umeri e fton që t’i bashkëngjitet në ushqim.

Bariu i thotë se është agjërueshëm.

Ibni Umer habitet dhe e pyet:

– Po përse po agjëron në këtë vapë të madhe?!

Bariu i thotë:

– Unë dëshiroj që në këtë botë të bëj sa më shumë punë të mira, që të më bëjnë dobi në botën tjetër.

Ibni Umeri i thotë:

– A po ma shet një dele?

Bariu i thotë:

– Po delet janë të pronarit tim.

Ibni Umeri i thotë:

– Thuaji pronarit se e ka ngrënë ujku.

Bariu i thotë:

– Kjo është në rregull, mund ta gënjejë pronarin tim, por Allahu më sheh, e si do të dalë atëherë para Tij në Ditën e Kijametit?

Ibni Umeri u impresionua aq shumë nga fjala e bariut dhe filloi të qajë.

Filloi të qajë nga edukata e bariut ndaj Allahut.

Pastaj shkon Ibni Umeri në Medine, e takon pronarin e deleve.

I blen prej tij delet dhe bariun, i cili ishte rob.

Pastaj bariun e liron për Allahun dhe të gjitha delet ia jep dhuratë.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment