VETËM PËR MESHKUJT
–
Pyetje: Pse Allahu i Lartmadhëruar u ka premtuar vetëm meshkujve hyritë e xhenetit, e nuk u ka premtuar grave?
Përgjigjja: Imami i mirënjohur thotë: Zoti i Lartmadhëruar i ka paraparë të mirat e xhenetit në harmoni me atë çka do zemra e shëndoshë dhe ajo që është e drejtë. Femra për nga natyrshmëria e saj e shëndoshë nuk dëshiron të ketë më shumë se një burrë, sa që edhe grave, të cilave u vdesin burrat, refuzojnë të martohen pas vdekjes së burrave të tyre, edhe pse është e drejtë e tyre dhe e kanë të lejuar martesën. Ajo e konsideron si ndershmëri të saj që të mos ketë më shumë se një burrë. Ndërsa, burrëri dhe personalitet i burrit është të ketë më shumë se një grua. E, i ka dhënë burrit atë çka e vërteton burrërinë e tij, ndërsa i ka dhënë gruas ndershmërinë, pastërtinë dhe krenarinë. Ndoshta femra mund të mendoj se burrit i ka dhënë më shumë se asaj, por ne themi: Edhe në këtë botë burrit i është dhënë e drejta të martohet me më shumë se një grua, ndërsa femrës jo. Në xhenet gruaja nuk do të ndahet nga burri i saj, sepse në xhenet nuk shkojmë me natyrshmërinë tonë, pra ndryshon paralelizmi, pra natyrshmëria. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Dhe Ne do të heqim nga gjokset e tyre çdo pikë hidhërimi dhe inati.”
Sadakallahu adhijmë.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”