Cila është arsyeja e mekruhit të tregtisë në xhami?
–
Imami i nderuar përgjigjet: Kur çështjet (interesat) e dynjasë hyjnë te njeriu, fillojnë grindjet, kacafytjet, mospajtimet, ngriten zërat etj., e kjo ndikon te çdo njeri që ta ndiejë veten të nënçmuar e të turpëruar, që ashtu ta takojë Allahun dhe të qëndrojë para tij.
Imami i mirënjohur pastaj thotë: Në xhami takimi i vëllezërve besimtarë duhet të jetë takim i afrimit dhe i dashurisë mes vete, e jo takim i konfliktit.
Takimi me Allahun në xhami duhet të prodhojë qetësi të zemrës, e jo të jetë qëllim për përfitim të dynjasë, sepse aty jemi në praninë e Bamirësit të Përgjithshëm.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”