Të qarit e trungut nga malli për Muhamedin a.s.

Të qarit e trungut nga malli për Muhamedin a.s.

I dërguari a.s. nuk kishte minber që të ligjëronte mbi të.

Ai ligjëronte mbi një trung të hurmës.

Një ditë erdhi një grua prej ensarëve,

e cila e kishte një djalë zdrukthëtar.

I kërkoi leje të dërguarit që djali i saj t’ia ndërtonte një minber.

I dërguari a.s. u pajtua.

Në xhumanë e ardhshme sahabët e larguan trungun.

Kurse minberin e ri e vendosën në drejtim të kibles.

I dërguari a.s. hipi mbi të që të ligjëronte.

Trungu filloi të qajë.

Qau aq shumë saqë edhe sahabët e të dërguarit e dëgjonin të qarit që i ngjasonte zërit të devesë gjatë lindjes.

I Dërguari i Allahut shkoi te trungu.

E përkëdheli.

E fërkoi me dorë.

Pasi e përkëdheli, zëri rënkues i trungut u ndalë.

Trungu ishte i mërzitur për shkak të ndarjes nga i dërguari a.s.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment