Mrekullia e të dërguarit në hapjen e hendekut

Mrekullia e të dërguarit në hapjen e hendekut

Sahabët ishin duke bërë hapjen e hendekut.

Ata i ndihmonte edhe i dërguari a.s.

Gjatë hapjes së hendekut hasën në një shkëmb të fortë.

Sahabët nuk mundën ta thyenin dhe ta hapnin hendekun.

Shkuan tek i dërguari për t’i treguar për të.

I dërguari shkoi menjëherë tek vendi ku ndodhej shkëmbi i fortë.

E mori çekanin, zbriti afër tij dhe tha: Bismilah.

E goditi shkëmbin me një goditje të fortë dhe e theu një të tretën e tij.

Atëherë i dërguari a.s. tha: Allahu Ekber, m’u dhanë çelësat e Shamit.

E goditi herën e dytë dhe u thye një e treta tjetër.

Atëherë i dërguari a.s. tha: Allahu Ekber, m’u dhanë çelësat e Persisë.

E goditi herën e tretë dhe u thye i gjithë shkëmbi.

Atëherë i dërguari a.s. tha: Allahu Ekber, m’u dhanë çelësat e Jemenit.

Kaloi një periudhë kohore dhe muslimanët i çliruan ato vende.

I panë pallatet ashtu siç ua kishte përshkruar Muhamedi a.s.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment