A është obligim mosshkurtimi i thonjve dhe mosshkurtimi i flokëve për atë i cili ka vendosur të therë kurban?
Nuk është obligim (vaxhib) mosshkurtimi i thonjve dhe mosshkurtimi i flokëve për atë i cili ka vendos te therë Kurban për bajramin e Kurbanit.
Sikurse kemi lloje të ndryshme të namazit (dhe adhurimeve tjera) kemi edhe lloje të ndryshme të Kurbanit.
Përpos llojeve tjera të Kurbanit kemi:
– Kurbanin Hedj dhe
– Kurbanin Ud-hije (Kurbani me rastin e Bajramit të Kurbanit).
1. Kurbani Hedj është Kurbani të cilin e therë Haxhiu dhuratë për shkak të bashkëngjitjes së Haxhit dhe Umres në të njëjtën kohë të cilat në sheriatin Islam quhen: HAXHI KIRAN dhe TEMETUË. Kështu pra:
Kurbani hedj vaxhib është kurbani, të cilin e pret e haxhiu kur kryen haxhin TEMETUË dhe KIRANË, pa kryer ndonjë vepër të ndaluar gjatë mbajtjes së ihramit.
Nëse haxhiu gjatë kohës sa është në Ihram i shkurton flokët ose i shkurton thonjtë ai me atë rast ka kryer vepër të ndaluar i cili kërkon kompensim kështu që përpos Kurbanin Hedj të Haxhit KIRAN ose TEMETUË e therë edhe një Kurban Hedj tjetër për shkak të shkurtimit të flokëve ose për shkak të prerjes së thonjve.
Nëse haxhiu shkurton flokët për shkak të ndonjë sëmundjeje në kokë ose parfumohet për shkak të një domosdoshmërie ose vesh rroba për shkak të domosdoshmërisë ai ka të drejtë të zgjedh në mes të kurbanit, ushqimit të gjashtë të varfërve ose agjërimin e tri ditëve. Kjo argumentohet me ajetin kur’anor:
“Dhe kush është i sëmurë ose ka dhembje në kokë e rruhet (apo i shkurton flokët), për atë shkak ai duhet të kompensojë me agjërim, sadaka ose kurban”. (El-Bekare, 196)
Po ashtu kemi hadithin e Muhamedit s.a.v.s., kur i thotë Keab bin Uxhres:
“A po të dhemb koka? Ai thotë – po. Muhamedi s.a.v.s. i thotë: “Shkurtoji flokët… ose preje një kurban, ose agjëro tri ditë, ose ushqeji një grup prej gjashtë personave të varfër”.
2. Kurbani Ud-hije nuk është Kurban i Haxhit KIRAN dhe as i Haxhit TEMETUË dallon në rregulla të therrjes si f.v.:
Prerja e kurbanit hedj vendin e ka vetëm në Meke, Muzdelife dhe Mine, ndërsa në asnjë vend tjetër nuk lejohet të prehet, sepse hedj do të thotë të dhuruarit në vend të posaçëm, e ai vend është Mekeja.
Prerja e Kurbanit Ud-hije mund të bëhet në çdo vend të botës e edhe në Meke.
Kush vendos të therrë Kurbanin Ud-hije dhe i shkurton flokët ose shkurton thonjtë nuk obligohet të therë dy Kurbana sikurse me rastin e Haxhit KIRAN dhe TEMETUË për nëse vendos të mos i shkurtoj flokët dhe të mos i shkurtoj thonjtë kjo është mendub (e parapëlqyer) dhe nuk bën asnjë vepër të ndaluar nëse i shkurton flokët apo i shkurton thonjtë.