A ËSHTË XHENETI I ADEMIT XHENETI I BOTËS TJETËR

A ËSHTË XHENETI I ADEMIT XHENETI I BOTËS TJETËR

Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme sa i përket xhenetit, prej të cilit ka zbritur Ademi a.s. në tokë. A është ai xhenet shpërblim në botën tjetër apo xhenet i kësaj bote, ose bashqe e lulëzuar, ashtu si çdo bahçe, siç emërtohet xheneti gjuhësisht?

Përgjigje: Xheneti në të cilin ka banuar Ademi a.s nuk është xheneti i shpërblimit në botën tjetër, sepse në ato xhenete njeriu nuk mund të hyjë pa marrë shpërblimin, të cilin e ka fituar; dhe xhenetin e shpërblimit për të cilin nuk ka ngarkesë me obligime. Aty shejtani nuk mund të hyjë dhe të jetojë. Xheneti në të cilin ka banuar Ademi, ka qenë vend i pasur, me të gjitha të mirat e jetës. Allahu ka dëshiruar ta ushtrojë Ademin dhe bashkëshorten e tij për detyrën e tij apo ngarkimin me obligime, të cilën Allahu e ka caktuar të jetë me vullnetin e tij (Ademit a.s.). Vullneti kërkon orientim, e orientimi është urdhër për të mos vepruar. Të gjitha planprogramet e pejgamberëve, të cilët i ka dërguar Allahu janë planprograme me ngarkesa të obligimeve: vepro, mos vepro. Kështu, Allahu e ka ushtruar Ademin a.s. me detyrën “vepro” dhe me detyrën “mos vepro”. Allahu i ka thënë atij dhe bashkëshortes së tij: “Hani dhe pini prej tij (xhenetit) dhe mos iu afroni (mos hani prej) kësaj peme”. Pra, simbolika e veprimit “Hani” dhe simbolika e mosveprimit “Mos hani” (Mos iu afroni). Kështu është parashtruar vullneti, që të hash atë që e ka lejuar Allahu dhe mos të hash prej pemës. Mirëpo, kush ha pemën, pra ai i afrohet. Shiko përpikërinë praktike, kur Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Dhe mos iu afroni”, e nuk ka thënë “Mos hani”, sepse bëhet fjalë për ndalesat për të cilat Allahu ka kërkuar të ndalohen. Nuk ka kërkuar Allahu vetëm mosveprim. Por Allahu dëshiron të na mbrojë dhe të na sigurojë nga rënia e epshit tonë në ato mëkate. Për këtë arsye: largohu dhe mos iu afro mëkatit.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s