Xhamia “Thuajse e ngrëna”

Xhamia “Thuajse e ngrëna”

Në lagjen Fatih në Stamboll jetonte Hajredin efendiu.

Ai ishte një besimtar i varfër, por i devotshëm.

Çdo ditë shkonte në treg dhe sa herë që dëshironte të blinte pemë, thoshte në vete: thuajse e ngrëna!

Pastaj merrte shumën e artikullit që shpirti ia kërkonte ta blinte dhe i vendoste në një kuti të vogël.

Çdo ditë shkonte në treg dhe sa herë që dëshironte të blinte mish, thoshte në vete: thuajse e ngrëna!

Pastaj merrte shumën e artikullit që shpirti ia kërkonte ta blinte dhe i vendoste në një kuti të vogël.

Çdo ditë shkonte në treg dhe sa herë që dëshironte të blinte ëmbëlsira, thoshte në vete: thuajse e ngrëna!

Pastaj merrte shumën e artikullit që shpirti ia kërkonte ta blinte dhe i vendoste në një kuti të vogël.

Kaluan muaj, ndërsa ai e privonte veten nga qejfet, kjo për të grumbulluar para për diç më të rëndësishme.

Kaluan vite, ndërsa ai e privonte veten nga qejfet, kjo për të grumbulluar para për diç më të rëndësishme.

Hajredin efendiu arriti që me shumën e kursyer ta ndërtonte një xhami, ndërsa banorët e lagjes në nderim të Hajredin efendiut, për rrëfimin e të cilit ishin në dijeni, ia vënë xhamisë emrin “Thuajse e ngrëna”.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment