PSE SUREJA IHLAS PAS SURES KJAFIRINË NASR DHE MESED
Pse është vendosur në Kur’an sureja “Ihlas” pas suretu Kjafirun, Nasr dhe Mesed?
Shejh Shaëraviju thotë:
Renditja e suretul-Ihlas pas suretu El-Kjafirun, En-Nasr dhe El-Mesed është renditje e domosdoshme, sepse e para i ndërpret marrëdhëniet plotësisht me pabesimtarë sepse ata janë të vendosur në pabesimin e tyre. E kjo ndërprerje e marrëdhënieve është bë nga ana e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. në ajetin. “Nuk besoj atë që besoni ju” dhe ajeti tjetër dhe “unë nuk do të besoj atë që ju keni besuar”. Kjo është domethënia e TEVHIDIT. Njëshmërisë dhe rrënjosja në zemër… Këtu ajeti vërteton ndërprerjen e marrëdhënieve me pabesimtarët në çfarëdo kushtesh dhe rrethanash. E me këtë kuptohet ndërprerje e marrëdhënieve, pra pranimin e kundërshtarit me fenë e tij si do që të jetoj. Mirëpo a vazhdon gjendja kështu? Vjen sureja “Nasr”. “Dhe kur vjen ndihma e Allahut dhe fitorja”. Sinjalizon dështimin e pabesimtarëve dhe ziliqarëve. E kjo do të thotë se të gjithë pabesimtarët do të besojnë në fenë e Allahut. Për këtë arsye vjen në Kur’an përjashtimi, disave duke tregu disa prej tyre siç është rasti i Ebi Lehebit e të ngjashëm të cilët e luftojnë thirrjen islame, për këtë arsye është sureja Mesed “Ju thafshin duart (u mallkoftë) Ebi Lehebit ashtu siq ju kan tharë (paralizu)”. Sureja e tretë pas dy sureve të para për me bë përjashtim të disa pabesimtarëve të cilët me kufrin e tyre luftojnë besimin, e pas kësaj vjen sureja “Ihlas” për me vendos të vërtetën se bazë e atyre e ka u tha më parë prej ajeteve është “Ai(Allahu) një i vetëm”, dhe çdo gjë e ka u cek më lartë është fjalë e të vetmit Allah, e vërtetë dhe e pamohueshme, dhe e pandryshueshme. Kështu të gjitha suret janë të thurrura dhe harmonike mes vete…
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”