Miraxhi dhe namazi
Muhamedi a.s. është ngritur në një vend, të cilin nuk e di askush tjetër, pos Allahut të Lartmadhëruar.
Ai vend është Sidretul Munteha.
Allahu i shpalli Muhamedit a.s. që umeti i tij t’i falë pesëdhjetë kohë të namazit për çdo ditë dhe natë.
Pastaj Muhamedi a.s. zbret dhe e takon Musain.
Musai a.s. i thotë:
– O Muhamed. Çka të ka obliguar Zoti yt?
I thotë:
– Më ka obliguar pesëdhjetë kohë për çdo ditë e natë.
Musai a.s. i thotë:
– Umeti yt nuk do të ketë mundësi t’i kryejë këto. Kthehu dhe lute Zotin tënd t’ua lehtësojë.
Pejgamberi a.s. e shikon Xhibrilin dhe e vëren se edhe ai e përkrah për një gjë të tillë, i cili i thotë: – Po, shko nëse dëshiron.
Atëherë ngrihet tek Allahu i Lartmadhëruar dhe i thotë:
O Zoti im, lehtëso (pakësoji) për ne, se umeti im nuk mundet. Dhe ia heq apo ia lehtëson për dhjetë namaze, deri sa arrin në pesë.
Muhamedi a.s. ndalet dhe i thotë Musait se pesë mjaftojnë.
Prapë Pejgamberi e shikon Xhibrilin se çfarë po i thotë. Mirëpo, Xhibrili e miraton atë mendim dhe ndalet në pesë, e Muhamedi a.s. thotë:
– O Zoti im, pjesëtarët e umetit tim janë të dobët, me trup e me zemër, me dëgjim e shikim, na lehtëso.
Zoti i Lartmadhëruar i thotë:
– O Muhamed.
Muhamedi i thotë:
– Si urdhëroni, të përgjigjem o Zot të përgjigjem.
Zoti i thotë:
“- Allahu nuk e ndryshon fjalën e Tij. Ashtu siç e kam paraparë në librin bazë, për çdo të mirë dhjetë shpërblime, ato janë pesëdhjetë në librin bazë, ndërsa për ty (në vepër) pesë.”

–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”