Në Sidretul Munteha

Në Sidretul Munteha

Muhamedi a.s. është ngritur në Miraxh.

Gjatë Miraxhit ka arritur pikën kulminante e cila quhet Sidretul Munteha,

Në Sidretul Munteha Muhamedi a.s. i është drejtuar Zotit të Lartmadhëruar me fjalët:

ETTEHIJU LILAHI

VES SALAVATU

VET TAJJIBATU, që do të thotë:

“Çdo përshëndetje, çdo bekim dhe çdo mirësi është për Zotin.”

Zoti i Lartmadhëruar i thotë:

ESSELAMU ALEJKU EJJUHEN NEBIJJU

VE RAHMETULLAHI

VE BEREKATUHU, që do të thotë:

“Paqja, begatia dhe mëshira e Zotit qofshin mbi ju o i dërguar.”

Muhamedi a.s. i përgjigjet:

ESSELAMU ALEJNA

VE ALA I BADIL-LAHI SALIHINË, që do të thotë:

“Paqja qoftë mbi ne dhe mbi robërit e mirë dhe të devotshëm.”

Ky ishte pra dialogu i zhvilluar në Sidretul Munteha, në mes Zotit të Lartmadhëruar dhe Muhamedit a.s.

Këtë dialog e ka përcjellë Xhibrili besnik i cili në atë moment e deklaron dëshminë e shehadetit:

ESHHEDU EN LA ILAHE IL-LA-LLAH

VE ESHHEDU ENNE MUHAMMEDEN ABDUHU VE RESULUHU, i cili në gjuhën shqipe do të thotë:

Dëshmoj dhe deklaroj se vetëm Allahu është Zot dhe dëshmoj dhe deklaroj se Muhamedi është i dërguar i Zotit dhe rob i tij.

Kjo është vula e fesë islame, ky është kushti i fesë islame dhe çelës i hyrjes në fenë islame.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment