Kibla e parë e muslimanëve

Kibla e parë e muslimanëve

Muhamedi a.s. ishte në Meke.

Në tavanin e shtëpisë së tij i shfaqet një dritë e madhe,

e cila gati sa nuk ia mori sytë.

Ishte Xhibrili.

Xhibrili ia fërkoi sytë me ujin e zemzemit.

Ia hapi gjoksin dhe ia pastroi zemrën në një enë të mbushur me iman (besim).

Xhibrili ia solli një kafshë të bardhë që quhet “Burak”.

Prej Qabes në Meke më pas u nisën drejt Aksasë.

Qabja është Shtëpia e parë e Allahut në fytyrën e tokës.

Mesxhdidi Aksaja është Xhamia e dytë në fytyrën e tokës.

– Mesxhidi Aksaja është ndërtuar 40 vite pas Qabesë.

– E ndërtoi Ademi a.s.

– E rindërtoi Ibrahimi a.s.

– E zgjeroi dhe e kompletoi Sulejmani a.s.

Në këtë xhami Muhamedi a.s. fali namaz duke u bërë imam i të gjithë Pejgamberëve.

– Mesxhi Aksaja është xhamia e tretë për kah rëndësia në Islam (pas Qabesë dhe xhamisë së Pejgamberit a.s., në Medinë).

–

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje