Jethribi

Jethribi

Jethrib është emri i vjetër i Medines.

Jethribi, pasi u nderua me hixhret, më vonë e mori emrin Medinetu Munevere.

Medinetu Munevere ka kuptimin: Qyteti i ndriçuar me dritën e Allahut dhe të Islamit.

Më vonë, kur Pejgamberi a.s. u vendos në të, mori emrin Medinetu Nebij.

Medinetu Nebij ka kuptimin: Qyteti i Pejgamberit.

Data kur Pejgamberi a.s. emigroi nga Meka për në Medine ishte shtatori i vitit 622 (12 Rebijul evvel).

Dita kur Pejgamberi a.s. emigroi nga Meka për në Medine ishte dita e premte.

Medinasit e pritën me shumë gëzim arritjen e tyre.

Medinasit, aq të gëzuar ishin atë ditë saqë garonin me njëri-tjetrin se kush do të kishte nderin ta mikpriste Muhamedin a.s. në shtëpinë e tij.

Muhamedi a.s., për të mos ia thyer zemrën askujt, vendosi të strehohej aty ku do të ndalej deveja e tij Kasva, të cilën e kishte lënë të ecte lirshëm.

Deveja Kasva, pas një pritjeje të gjatë, ndaloi në një fushë që përdorej për të tharë hurma.

Ajo fushë ishte pronë e dy jetimëve Sehl dhe Suhejl nga fisi Nexh-xhar.

Shtëpia më e afërt e kësaj fushe, ishte shtëpia e Ebu Ejub el-Ensari.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment