Muhamedi a.s. jetim, pa nënë, pa babë

Muhamedi a.s. jetim, pa nënë, pa babë

Abdullahu është baba i Muhamedit a.s.

Baba i Muhamedit a.s kishte ndërruar jetë dy muaj para lindjes së Muhamedit a.s.

Tani Muhamedi a.s. i kishte mbushur 6 vite.

Emineja shkoi në një udhëtim për në Medine që t’i vizitonte të afërmit e saj.

Pasi i kaloi disa ditë në Medine, Emineja vendosi të kthehej në Mekë.

Caktimi i Zotit ishte që të vdes Emineja, nëna e Muhamedit a.s.

Muhamedi a.s. kishte nevojë për përkujdesje të nënës.

Muhamedi a.s. që në moshën 6 vjeçare mbeti jetim, pa nënë dhe pa babë.

Pas pak kohe i vdes edhe gjyshi AbdulMutalibi.

Muhamedi a.s. përveçse ishte pa nënë e pa babë, tashmë i mungonte edhe gjyshi.

Por prapëseprapë ai ishte nën kujdesin e Zotit të madhëruar.

Zoti i Lartmadhëruar Muhamedin a.s. e kishte pajisur me dashuri dhe e donin të gjithë njerëzit, sepse Muhamedi a.s. ishte i drejtë, besnik dhe i sinqertë.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment