Lindja e Musait a.s.
Faraoni ishte mbret i Egjiptit.
Ai kishte parë ëndërr se do të lindë një djalë nga mesi i Beni Israilëve.
Ai djalë kur të rritej do t’ia merrte fronin.
Për këtë arsye urdhëroi ushtrinë e tij që çdo fëmijë i cili lindë djalë nga mesi i Beni israilëve të mbytet.
Në këtë kohë të vështirë lindi Musai a.s.
Nëna e Musait u frikua se do t’ia mbytnin djalin në djep.
Posa lindi djalë, e përqafoi,
E ledhatoi siç i ledhatojnë nënat fëmijët e tyre.
E puthi në faqe siç i puthin nënat fëmijët e tyre.
E mbështjelli mirë dhe e futi në një sënduk.
Sëndukun e hodhi në lumin Nil.
Nëna i thotë vajzës së saj:
– Përcille deri ku do të shkojë sënduku.
Për habi sënduku lundroi drejtë në pallatin mbretëror të Faraonit.
Rojtarët e panë sëndukun dhe ia sollën mbretëreshës.
Ajo kur e hapi sëndukun u gëzua pa masë kur pa se në të ishte foshnja e porsalindur.
E mori në përqafim.
Shkoi te mbreti Faraon e i tha:
– Këtë djalë do ta ruajmë.
Këtë djalë do ta rrisim si fëmijën tonë e askush nuk do të na hetojë.
Faraoni pranoi dhe Musai a.s. u rrit në pallatin e tij.
—
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”