Udhëtimi i Dhulkarnejnit deri te perëndimi i diellit

Udhëtimi i Dhulkarnejnit deri te perëndimi i diellit

Në kohët e mëhershme ishte një mbret besimtar dhe i drejtë.

Emri i tij ishte Dhulkarnejn.

Dhulkarnejni e mësoi hajrin, mirësinë dhe diturinë e madhe.

Dhulkarnejni dëshironte që e gjithë bota të besonte Allahun e Madhëruar.

Dhulkarnejni dëshironte që e gjithë bota ta adhuronte Allahun e Madhëruar.

Ai përgatiti ushtri të madhe për t’i thirrur njerëzit në adhurimin e Allahut.

Allahu i Madhëruar e nderoi atë dhe ia lehtësoi rrugët të cilat do t’i ndihmojnë në transmetimin e kësaj thirrjeje të bekuar.

Ai i gjykoi njerëzit me drejtësi dhe mëshirë, derisa e mori në sundim tërë tokën.

Dhulkarnejni a.s. me ushtrinë e tij udhëtoi derisa arriti në vendin më të largët në tokë nga ana e perëndimit.

Në këtë vend e gjeti një popull pabesimtar.

Hyri tek ta, kurse Allahu ia mundësoi që të triumfon mbi ta.

Pastaj i la të zgjedhin:

– ose të dënohen,

– ose të falen dhe të përhapet mes tyre drejtësia.

Dhulkarnejni a.s. u tha atyre:

– Sa i përket atij që bën padrejtësi dhe vazhdon t’i bëj ortak Allahut, do ta dënojmë.

E pastaj kur të vdes, Allahu do ta dënon me një dënim të rëndë.

Sa i përket atij që beson dhe na ndjek neve në besim, këtij Allahu do t’i jep shpërblim të madh në xhenet.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment