Ademi a.s. dhe dituria e tij

Ademi a.s. dhe dituria e tij

Toka duhej të lulëzohej dhe të gjallërohej.

Toka duhej të ndërtohej, të zhvillohej.

Toka duhej të përparonte në të gjitha aspektet.

Zoti i Madhëruar ia mësoi Ademit diturinë.

Ia mësoi të gjitha mënyrat, të gjitha rrugët e lumturisë.

Ademi i mësoi të gjitha emrat (dituritë) e pastaj Zoti i pyeti Melekët:

– Më tregoni dhe më lajmëroni për këta emra nëse ju thoni të vërtetën?

Melekët thanë:

– O Zoti Ynë! Ne nuk dimë pos atë që na ke mësuar.

Zoti i Madhëruar krijon.

Ai furnizon.

Ai e mësoi njeriun sepse Ai është i Gjithëmëshirshëm:

“I Gjithëmëshirshmi.

Ia mësoi Kur’anin.

Ka krijuar njeriun.

Ia ka mësuar atij (diturinë) shpjegimin.

Nga mësimi i Zotit është përhapur dituria.

Është zgjeruar hapësira e logjikës dhe intelektit.

Nga mësimi i Zotit pasardhësit e Ademit u shpërndanë në tokë.

Nga mësimi i Zotit pasardhësit e Ademit e ndërtuan atë.

Zoti i Madhëruar ua nënshtroi atyre gjithë çka ka në tokë, për të jetuar, gjallëruar.

Zoti i Madhëruar ua nënshtroi atyre gjithë çka ka në tokë, për të shfrytëzuar çdo gjë çka i nevojitej atij për të jetuar në tokë.

Lini një koment