NGRËNIA HAPTAS DITËN NË RAMAZAN
Cili është vendimi i sheriatit për personin i cili han haptazi ditën gjatë muajit ramazan?
Përgjigje: I tërhiqet vërejtja (dënim për kundërvajtje).
TËAZIRË, është dënim edukues, me të rëna, me mallkim, ndërprerja e marrëdhënieve me të ose me internuar.
Aktivizimi i këtij dënimi (TEAZIRIT) është obligim në çdo mëkat, dhe sheriati nuk e ka përkufizua këtë lloj dënimi, për këtë arsye nuk ka kompensim siç është rasti i vjedhjes, kur nuk e arrin shumën për t’iu pre dora (NISABIN), apo prekja e femrës së huaj, puthja e saj, sharja e muslimanit (po jo akuzim për prostuticion), të mëshuarit, rrahja pa lënduar ose pa u thyer ndonjë pjesë trupi.
Ligjet e TEAZIRIT janë: Nëse është rrahje mos me qenë më shumë se dhjetë të rrahura me shkop. Kjo, nga thënia e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. ku thotë: “Asnjëri mos të shkopohet më shumë se me 10 shkopinj, përpos me dënim prej dënimeve që i ka parapa Allahu”. (MUTEFIKUN ALEJHI)
Gjykatësi duhet të marrë përcaktimin e dënimit të TEAZIRIT sipas asaj që ai e parasheh më të përshtatshme. Nëse është sharje, mjafton masa ndëshkuese nënçmim, por nëse është burgim një ditë e një natë, të jetë ndëshkim për edukim, pra si masë edukuese.
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”