FOTOGRAFIMI

FOTOGRAFIMI

Disa dijetar vëllezër muslimanë thonë se fotografia është absolutisht e ndaluar-haram, sepse fotografia i pengon Melekët me hy në shtëpi, sikurse i pengon qeni, ashtu sikurse i ka thënë Xhibrili alehjis selam Pejgamberi s.a.v.s. “Ne nuk hyjmë në shtëpinë ku ka fotografi dhe qenë”. Këtë çështje e kan marrë në mënyrë absolute. Mirëpo ne nëse shikojmë urtësinë e fikhut dhe të sheriatit shohim se Hadithi ka pas për qëllim në pikturat të cilat i pikturon njeriu.

Për këtë arsye këtë pyetje ia kam parashtruar Imamit të mirënjohur Muhamed Muteveli Shaëravijut i cili u përgjigj:

Fotografimi është harmonizim dhe në përputhshmëri me origjinalitetin, në të nuk ka cungim, mangësi apo ndryshim nga origjinaliteti.

Shejh Shaëraviju mendon se fotografimi nuk është gjë përderisa nuk i shmanget dhe nuk cungohet nga origjinaliteti.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një koment